VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kombëtarja jonë shkon në Danimarkë
E Martë, 03.31.2009, 08:07am (GMT1)

Dje kombëtarja jonë ka zhvilluar një seancë stërvitore, në kuadër të ndeshjes në Danimarkë. Seanca stërvitore ka zgjatur rreth një orë dhe duket se ka shërbyer jo pak për të ngritur moralin e skuadrës. Shqipëria do të kërkojë të marrë të paktën një pikë nesër (e mërkurë), kur të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen. Humbja me Hungarinë pati krijuar një gjendje jo të mirë në skuadër, duke qenë se objektivat kualifikues tashmë janë thuajse të paarritshëm. Po kështu, në pozitë mjaft të vështirë duket edhe trajneri Ari Han, i cili, si të tjerët, ka zhgënjyer në rezultatet e tij deri tani. Skuadrës kuqezi do t'i mungojë Lorik Cana, që është i pezulluar për arsye kartonash. Në krahun tjetër, për danezët pritet të mungojë sulmuesi kryesor Niklas Bendtner, i cili u dëmtua në ndeshjen me Maltën. Takimi Danimarkë-Shqipëri do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 20.15 dhe do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh sllovenë.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.