VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Povetkin është gati të ndeshet me Kliçkon
E Djelë, 04.05.2009, 04:00pm (GMT1)

Voal-online - Alexander Povetkin e ka treguar veten të suksesshëm për t'u ndeshur me kampionin botëror Wladimir Klitschko. Rusi 29 vjeçar para 4000 shikuesve në Sauerland-Stall të Berlinit ka mundur me pikë amerikanin Jason Estrada, në dhjetë raunde (99:94, 98:92, 97:93). "Ndeshja ishte një hap në drejtimin e duhur. Tani dua më në fund të përmbush ëndërrën time për t'u bërë kampion bote," tha boksieri që nuk ka njohur humbje në 17 ndeshje me radhë në kampionatin botëror. Povetkin kaloi një provë të vështirë duke pasur përballë amerikanin një vit më të ri se veten. Fillimisht ai nuk po hynte dot në lojën e vet. "Më është dashur njëfarë kohe sa të hyj në ritmin tim, por sa më shumë që ndeshja i afrohej fundit unë isha më i mirë. Ishte një ndeshje e ashpër dhe shumë e shpejtë, prej së cilës boksieri përfiton dhe mëson shumë," tha rusi. Amerikani Estrada shquhet shumë për shpejtësinë e lojës së tij. Kjo nuk u përdor dot prej tij si përparësi ndaj Povetkin. "Povetkin ka luajtur me shumë zgjuarsi. Unë duhej të bëja më shumë, por nuk ia arrita," tha Estrada në humbjen e tij të dytë në 18 ndeshje.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.