VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vështirësi të reja për FC Bazelin
E Shtunë, 04.11.2009, 11:31am (GMT1)

Voal-online - Klubi Futbollistik i Bazelit (FC Basel) është i detyruar që në fazën më të rëndësishme të kampionatit, pra në përmbylkje të tij, të luajë pa dy prej lojtarëve të tij kryesorë. Futbollisti mesfushor Carlitos dhe mbrojtësi François Marque në fund të stinorit ndodhen të dëmtuar dhe nuk mund të përfshihen në formacionet e ndeshjeve. Të dy u dëmtuan të mërkurën në fushën e tyre, në Bazel, në ndeshjen kundër Xamax (3:0), çka nuk mund të riparohet pa ndërhyrje kirurgjike. Carlitos u dëmtua në minutën e 30-të të ndeshjes në shpatullën e majtë, një dëmtim të cilin ai e kishte pësuar edhe më herët. Edhe më i rëndë është dëmtimi që ka pësuar François Marque, i cili është dëmtuar rëndë në gjrin e majtë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.