VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Blerim Xhemajli qëndron në Itali
E Premte, 04.17.2009, 01:37pm (GMT1)

Voal-online Blerim Xhemajlo do të luajë edhe në të ardhmen në Itali. Punëdhënësi i tij AC Torino e ka blerë përfundimisht atë për 2 milionë Euro nga Bolton Wanderers. Lojtari i kombëtares zvicerane ka një kontratë me skuadrën italiane të Serisë A deri në vitin 2012.

Futbollisti shqiptarozviceran Blerim Xhemajli kaloi në Itali verën e shkuar (2008). Pas kalimit në Itali, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju gjatë qëndrimit në Bolton Wanderers, nuk ishte përfshirë në formacionet e skuadrës së atjeshme.

"Tek Bolton Wanderers unë nuk pata fat. Në Torino më kanë rikthyer përsëri në jetë," ka thënë futbollisti 23 vjeçar në një intervistë në "Gazzetta dello Sport".


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.