E Premte, 03.29.2024, 10:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Një shqiptaroamerikan kampion i boksit amator Golden Gloves
E Djelë, 04.19.2009, 08:37am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Një shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku fitoi të enjten mbrëma kampionatin e boksit amator Golden Gloves, një ngjarje sportive tradicionale që tërheq dhjetra konkurrentë të fortë. 18-vjeçari Steven Bujaj, bëri një paraqitje të fuqishme në Madison Square Garden, ku u zhvillua finalja e kampionatit.
                     

Steven Bujaj, i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se kjo ishte për të ndeshja më e rëndësishme deri tani, por synimet e tij shkojnë shumë më larg se kaq.

"Pasi të fitoj disa ndeshje në boksin amator, kur të jem gati do të bëhem profesionist me shpresë se një ditë do të fitoj titullin botëror. Kam besim për këtë sepse jam boksier i përkushtuar, goditjet e mija janë shumë të fuqishme. E çfarë kanë kampionët që unë nuk e kam?"


Familja e Stivit erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 nga Kelmendi i Malsisë së Madhe kur ai ishte vetëm 6 javësh.

E zbuloi dëshirën për boks 4 vjet të shkuara kur stërvitej në një palestër të Bronksit dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë asnjë ditë këtij sporti.

Kampionati Golden Gloves Dorezat e Arta, është një traditë 82-vjeçare e Nju Jorkut, një ngjarje prestigjoze. Mohamed Ali, Sugar Ray Robinson dhe legjenda të tjera të boksit e kanë nisur karrierën e tyre me ndeshje në Golden Gloves.

Steven Bujaj është ende i ri në karrierë dhe ka kohë për të arritur majat. Ai beson se zotëron cilësi që i japin epërsi ndaj shumë boksierëve të tjerë, ashtu siç ndodhi të enjten mbrëma kur mundi rusin Dmitri Dudenko.

"Them se di të mbrohem mirë. Godas dhe nuk e le kundërshtarin të më godasë, lëviz kokën shumë dhe gjuaj shpesh."

Konkurrenca në këtë sport të vështirë është e fortë. Dhe, kur arrin majat, lavdia nuk vjen vetëm por bashkë me paranë. Megjithatë, Steven Bujaj thotë se nuk i ka hyrë boksit për t'u pasuruar.

"Nuk e bëj për para por sepse e dua shumë këtë sport. Në asnjë mënyrë për para. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Blerim Xhemajli qëndron në Itali (04.17.2009)
Jangbojsat fituan kundër Bazelit me penallti mbas mbarimit të lojës (04.17.2009)
Një barazim triller (04.15.2009)
Vështirësi të reja për FC Bazelin (04.11.2009)
Kliçko do të ndeshet në stadiumin e futbollit (04.07.2009)
Povetkin është gati të ndeshet me Kliçkon (04.05.2009)
Nga Tirana në Kopenhagë vazhdë humbjesh (04.02.2009)
Kombëtarja jonë shkon në Danimarkë (03.31.2009)
Shqipëria u mund në Tiranë nga Hungaria (03.29.2009)
Sonte Shqipëria pret Hungarinë (03.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]