VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barazimi me Belinconën e shfronëzon Bazelin
E Enjte, 04.23.2009, 09:30am (GMT1)

Voal-online Për herë të dytë brenda pak javësh, FC Basel do të pësonte një barazim përballë një mysafireje të fortë si Bellinzona, me rezultatin 1:1. Golin më spektakolar të së mërkurës, golin e barazimit do ta shënonte Andrea Conti (minuta e 76-të).

Falë një goditjeje të Marco Streller do të vinte goli i parë, ai i bazelasve, dhe do të kishim kështu 1:0. Tiçinasit nuk u druajtën nga prania e 19 000 shikuesve dhe vazhduan kërkimin e papushuar të golit.

Në qendër të përpjekjeve kolektive të belinconasve do të vihej pikërisht Andrea Conti, djali i legjendës së ekipit të Romës, Bruno. Italiani nuk do të stepej nga fishkëllimat që do ta shoqëronin nga shkallët e stadium Sant Jakob të Bazelit.

Ekipi i Christian Gross ishte i tronditur nga rezultati, për çka duhet fajësuar formacioni me të cilin luan.

Ndeshja u luajt në St.-Jakob-Park. - 19 033 shikues. - Arbitër Wermelinger. - Golat: minuta e 33të Streller 1:0; minuta e 76-të Conti 1:1.

Basel: Costanzo; Zanni, Ferati, Abraham, Safari; Ergic, Gelabert (81. Gjasula); Frei (73. Stocker), Chipperfield; Streller (46. Perovic), Derdiyok.

Bellinzona: Zotti; Siqueira-Barras, Dudar, Mangiarratti, Raso; La Rocca (63. Roux), Mehmeti; Sermeter (63. Feltscher), Diarra, Conti (85. Hima); Ciarrocchi.

Nuk luajtën: Huggel (pezulluar), Hodel, Marque, Carlitos (dëmtuar), Gashi, Rivera (pezulluar), Thiesson (dëmtuar). Paralajmëruar: 42. Diarra, 61. Mehmeti (të dy faulla).


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.