VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Agustin Kola: Çdo ndeshje një finale për Tiranën

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Agustin Kola: Çdo ndeshje një finale për Tiranën
E Enjte, 04.23.2009, 02:19pm (GMT+1)

ATSH- Superliga ka hyrë në 5 javët e saj të fundi, kur  pritet të shpallet ekipi i 70-të kampion i Shqipërisë, për të cilin luajnë fort ekipet Teuta, Besa, Shkumbini, Dinamo dhe Vllaznia, që do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të Tiranës. Tirana, kryesuesja e Superligës me 55 pikë, do të përballet në fundjavë me Teutën, ndaj së cilës humbi në fazën e dytë, me rezultatin1-2 në kryeqytet. Formacioni durrsak i mundësoi bardhebluve kryesimin, pasi një javë më parë mposhti në "Niko Dovana", Vllazninë me rezultatin 1-0. I vetëdijshëm për forcën në rritje të Teutës dhe aftësitë e teknikut Sulejman Starova, vetë trajneri i Tiranës, Agustin Kola paralajmëroi sot se: "Teuta është një ekip mjaft i mirë dhe këtë e ka treguar nga java në javë. Ka lojtarë të rinj, por cilësorë. Për ne, çdo ndeshje është si finale, pasi nëse luftojmë për titullin, Teuta kërkon një vend në Kupën UEFA".  Vllaznia është kundërshtari i madh i Tiranës si në kampionat, ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë. "Vllaznia është e fortë dhe ajo ka pretendimet e saj, por për Tiranën fitorja është obligim deri në javën e fundit. Nuk ka mbaruar asgjë, pasi jemi vetëm një pikë para. Edhe për ndeshjen e Kupës, Tirana duhet të shënojë e të fitojë që të shkojë në finale", theksoi Kola. Tirana-Vllaznia do të jetë sfida e javës së fundit të  kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit, ku do të njihet edhe fituesi.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barazimi me Belinconën e shfronëzon Bazelin (04.23.2009)
Basketbollisti Dikembe Mutombo u plagos rëndë (04.22.2009)
Shqipëria në peshëngritje një prej dhjetë fuqive të Evropës! (04.21.2009)
Java e 28 e kampionatit elitar zviceran të futbollit, rezultatet, renditja, golashënuesit (04.20.2009)
Një shqiptaroamerikan kampion i boksit amator Golden Gloves (04.19.2009)
Blerim Xhemajli qëndron në Itali (04.17.2009)
Jangbojsat fituan kundër Bazelit me penallti mbas mbarimit të lojës (04.17.2009)
Një barazim triller (04.15.2009)
Vështirësi të reja për FC Bazelin (04.11.2009)
Kliçko do të ndeshet në stadiumin e futbollit (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]