VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E ARDHMJA E TRAJNERIT TË BAJRENIT TË MYNIHUT, LOUIS VAN GAAL ËSHTË ENDE E PASIGURTË
E Martë, 03.08.2011, 09:46am (GMT1)

Louis van Gaal gjatë një konference shtypi në Mynih, më 2.03.2011

Kampioni i Gjermanisë, Bajern i Mynihut zbret në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit të Bundesligës. Humbjet e fundit venë në pikëpyetje rolin e trajnerit Louis van Gaal.

Në Mynih u shty vendimi për një lirim para kohe nga detyra të trajnerit të Bajernit, Louis van Gaal. Takimi i krizës mes krerëve drejtues të Bajernit po vazhdon. Në një bisedë kokë më kokë me trajnerin e njohur pritet që të vendoset për bashkëpunimin në të ardhmen. Për këtë procedim vendosën të dielën (05.03.2011) anëtarët e kryesisë, Karl-Heinz Rummenigge, Karl Hoppfer si edhe presidenti i klubit të Bajernit, Uli Hoeneß dhe drejtori i sportit Christian Nerlinger.

Franz Beckenbauer

Spekulohet për një shans të ri për van Gaal, megjithëse rekordmeni Bajern dhe aktualisht kampion i Gjermanisë ka rënë nga dukshëm në tabelën e klasifikimit, duke kaluar në vendin e pestë.

Holandezi van Gaal ka një kontratë me Bajernin deri më 30 qershor të vitit 2012. Deri më tani ai nuk ka bërë asnjë prononcim lidhur me debatin mbi të ardhmen e tij si trajner.

Borussia Dortmund, që kryeson tabelën, mundi kampionin kombëtar Bajern i Mynihut në javën e 24 të Bundesligës

Presidenti i nderit të skuadrës bavareze, Franz Beckenbauer e vlerësoi në një intervistë për gazetën "Bild" si "të arsyeshme" besnikërinë ndaj van Gaalit. Holandezi ka bërë sigurisht gabime, por edhe ka treguar në të shkuarën se ai "është një trajner i jashtëzakonshëm" ka thënë Beckenbauer. "Për mua është më mirë të qëndrojmë tek ai se sa një zgjidhje afatshkurtër."

Autor: L.Arapi (dpa,sid)

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.