VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së parë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009


E Shtunë, 04.25.2009, 08:18am (GMT1)

Voal-online - Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Hokeit, që po zhvillohet në Zviceër, kombëtarja zvicerane mori tri pikët e para në një ndeshje që përfundoi me rezultat të ngushtë 1:0 kundër Francës: zviceranët nuk e kënaqën publikun e tyre, ndërsa francezët u paraqitën më mirë se pritej. Vitin e kaluar zvicra pati fituar 4:1 kundër Francës. Kjo tregon se traineri Ralph Krueger dhe ekipi i tij duhet të bëjnë më shumë në ndeshjet e ardhshme. Në Grupin B, ku ndodhet Zvicra, dje u zhvillua edhe ndeshja Gjermani-Rusi (0:5). Nesër Zvicra luan me Gjermaninë, ndërsa Rusia me Francën. Të martën luajnë Zvicra me Rusinë dhe Gjermania me Francën.

Në Grupin A u zhvillua ndeshja Bjellorusi-Kanada (1:6) dhe Sllovaki-Hungari (4:3). Nesër zhvillohet ndeshja Sllovaki-Bjellorusi, Kanada-Hungari, ndërsa të martën Hungari-Bjellorusi dhe Kanada-Sllovaki.

Sot zhvillohen ndeshjet e Grupit C midis SHBA dhe Letonisë, si dhe midis Suedisë e Austrisë. Të hënën në këtë grup janë ndeshjet SHBA-Austri dhe Letoni-Suedi, ndërsa të mërkurën Austri-Letoni e Suedi-SHBA.

Po sot zhvillohen ndeshjet e Grupit D midis Norvegjisë dhe Finlandës dhe Çekisë e Danimarkës. Të hënën në këtë grup ndeshen Çekia me Norvegjinë dhe Finlanda me Danimarkën, ndërsa të mërkurën janë ndeshjet Danimarkë-Norvegji e Finlandë-Çeki.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.