VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIGER WOODS THOTË SE ËSHTË GATI PËR GARËN MASTERS
E Hënë, 03.14.2011, 09:27pm (GMT1)

Voal-online -DORAL, Florida (Reuters) - Tiger Woods, pas suksesit në PGA Tour ku përfundoi në dhjetëshen e parë, premton se do të kthehet në kampionatin U.S. Masters muajin e ardhshëm.

I pyetur se a do të jetë gati për U.S. Masters, që fillon më 7 prill, Woods u përgjigj: "Oh, po."

Përgatitja e Woods konsiston në një minturn privat në klubin e tij në Isleworth afërs Orlando të hënën dhe të martën, pra sot e nesër, para se të luajë në Palmer Invitational në Bay Hill, Florida, javën e ardhshme.

Pastaj do të fokusohet krejtësisht për në Augusta, ku ka fituar katër herë, por jo qe nga viti 2005.

Ish numri një i botës tha se ndihet në formë të mirë, por e pret një punë e madhe.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.