VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KREU I FUTBOLLIT NË AZI DO TA SFIDOJË SEP BLATERIN
E Premte, 03.18.2011, 12:16pm (GMT1)

18.03.2011


Kreu i futbollit në Azi, Mohamed bin Hamam konfirmoi se do të garojë për presidencën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Në një konferencë për shtyp në Kuala Lumpur, Bin Hamam e shpalli vendimin që ta sfidojë kreun aktual të FIFA-s Sep Blater.

Miliarderi 61 vjeçar nga Katari tha se FIFA ka nevojë për reforma pas 13 vjetëve që po udhëhiqet nga zvicerani 73-vjeçar Blater.

Presidenti i ri i FIFA-s do të zgjedhet në 1 qershor në Zyrih.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.