VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së dytë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Djelë, 04.26.2009, 08:45am (GMT1)

Voal-online Dje u luajtën ndeshjet e Grupit C dhe të Grupit D. Në Grupin C u ndeshën mes tyre Suedia  me Austrinë dhe SHBA me Letoninë. Natyrisht fitorja më e bujshme ishte ajo e Suedisë kundër Austrisë (7:1). Shënuan  në pjesën e parë Kenny Jönsson (minuta e 2-të.), Langnauer Magnus Johansson (minuta e 12-të) dhe Marcus Nilson (minuta e 13 të) Pas një shkurtimi të rezultatit 1:3 nga Martin Oraze (minuta e 32-të) të shënuar pjesën e dytë reagoi përsëri Suedia menjëherë, duke mos u kënaqur asnjëherë rezultatin dhe duke arritur fitoren më të thellë të deritanishme në kampionatet e hokeit. Austriakët e bazuan lojën e tyre tek  Thomas Vanek, por kjo nuk dha rezultat.

Edhe Amerika korri fitore, në ndeshjen kundër Letonisë, me rezultatin 4:2. Por gjatë gjithë lojës Letonia u tregua një kundërshtare që lufton deri në pikën e fundit.

Në Grupin D u ndeshën Norvegjia me Finlandën (0:5) dhe Çekia me Danimarkën (5:0). Pra Finlanda dhe Çekia patën përballë kundërshtarë të dobët.

Sot luhen ndeshjet e Grupit A dhe Grupit B. Në Grupin A Sllovakia luan kundër Bjellorusisë dhe Kanadaja luan kundër Hungarisë. Në Grupin B Zvicra luan me Gjermaninë, ndërsa Rusia me Francën.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.