VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZWANZINGER DO TË KËRKOJË TRANSPARENCË NGA FIFA
E Hënë, 03.21.2011, 04:53pm (GMT1)

21.03.2011


Teo Zvazinger është kandidati i vetëm për të zëvendësuar Franc Bekenbauerin në komitetin ekzekutiv të FIFA-s.

Aktualisht 65 vjeçari është në krye të Federatës Gjermane të Futbollit. Ai ka premtuar se në FIFA do të këmbëngulë për transparencë të plotë të të gjitha vendimeve të rëndësishme.

"Gjithë proceset e vendimmarrjes duhet të qartësohen dhe të përcaktohen. Vetëm mund të përsëris se transparenca është armiku më i madh i korrupsionit dhe manipulimeve", tha Zvazinger.

FIFA ka qenë shpesh gjatë viteve të fundit e akuzuar për korrupsion në marrjen e vendimeve si janë ato që kanë të bëjnë me organizatorët e kampionateve botërore të futbollit.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.