VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së tretë të Kampionatit të Hokeit Zvicër 2009
E Hënë, 04.27.2009, 07:24am (GMT1)

Voal-online - Zvicra ka arritur një fitore tjetër mbrëmë. Me thonj e dhëmbë ekipi i Ralph Krueger fitoi në Bernë kundër Gjermanisë 3:2. Fitorja u arrit pas pjesës shtesë të ndeshjes. Golin vendimtar e shënoi Mark Streit. Ralph Krueger, në deklaratën e bërë menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, ishte tejet i entusiazmuar nga goli i Mark Streit. Zvicra u dallua për organizime të njëpasnjëshme të sulmeve dhe për gjuajtje të shumta në portë, 14:4 në raport me ekipin kundërshtar. Por rezultati i fitores ishte sa i ngushtë aq dhe i mundimshëm për ekipin zviceran, çka ia detyroi kundërshtari me lojën tejet mbrojtëse, të bazuar kryesisht në kundërsulme. Gjithsesi ndeshja u vlerësua nga ekspertët si më e bukura ndërmjet këtyre dy ekipeve në 12 vite. Nesër Zvicra luan kundër Rusisë, ndërsa Gjermania luan kundër Francës. Ndeshja tjetër e djeshme në Grupin B ishte Rusi-Francë (7:2).

Ky kampionat duket se do të shënojë rekorde dhe befasira të reja. E tillë ishte fitorja e Kanadasë kundër Hungarisë 9:0 (Grupi A). Në të njëjtin grup Sllovakia u mund nga Bjellorusia 1:2.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.