VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Mërkurë, 04.29.2009, 06:47am (GMT1)

Voal-online Franca befasuese dhe jo Gjermania do ta shoqërojnë Rusinë dhe Zvicrën nga Grupi B në turin ndërmjetës të finaleve të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009. Ishin francezët ata që luftuan deri në sekondën e fundit duke u kualifikuar përballë një Gjermanie favorite me rezultatin 2:1. Ky do të ishte suksesi më i madh i Francës në dymbëdhjetë vjet në sportin e hokeit. Nga fitorja e francezëve do të përfitonte në tabelën e klasifikimit edhe Zvicra, pikërisht rezultat falë të cilit ajo kalon në turin tjetër. Zvicra, ndërkohë, u mund nga Rusia 4:2 në një ndeshje që foli në pjesën e parë krejtësisht për Zvicrën dhe që u humb për shkak të veprimeve të pafalshme të reparteve zvicerane të lojës. Në Grupin A dje patëm Hungari-Bjellorusi 1:3 dhe Kanada-Sllovaki 7:3. Në këtë mënyrë dje u përmbyllën ndeshjet e Grupeve A dhe B. Me ndeshjet e sotme në Grupet C dhe D mbyllet ky tur i finaleve. Në Grupin C Austria do të ketë përballë Letoninë e fuqishme. Ndërsa SHBA do të kenë përballë Suedinë që do të luftojë për një fitore sa më bindëse. Në Grupin D do të jenë ndeshjet Danimarkë-Norvegji dhe Finlandë-Çeki.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.