VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së shtatë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Premte, 05.01.2009, 09:10am (GMT1)

Voal-online Kampionati Botëror i Hokeit Zvicër 2009 ka hyrë në fazën e ndeshjeve të ndermjetme. Kjo i ka rritur edhe emocionet e këtij kampionati. Ekipi kombëtar zviceran i hokeit përjetoi në Bernë një humbje të hidhur përballë Letonisë 1:2. Me gjithë ndryshimet në përbërjen e ekipit traineri Ralph Krueger nuk diti ta çojë kombëtaren zvicerane drejt fitores. Ndoshta, thonë ekspertët, nuk mund të pritej menjëherë ndikimi i këtyre ndryshimeve. Tashmë Zvicrën e presin ndeshjet jo të lehta me Suedinë dhe me Amerikën. Në Grupin ndërmjetës dje E u luajt edhe ndeshja Rusi-Suedi (6:5). Sot në këtë grup është ndeshja SHBA-Francë. Në Grupin ndërmjetës F u luajtën Bjellorusi-Norvegji (3:2) dhe Kanada-Çeki (5:1). Sot në këtë grup luhet ndeshja Finlandë-Sllovaki. Në Grupin G ose grupin e të përjashtuarve luajnë Gjermania kundër Danimarkës dhe Austria kundër Hungarisë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.