E Premte, 03.29.2024, 02:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Daniel Albreht: Isha shumë kohë larg, tani jam kthyer
E Premte, 05.01.2009, 04:00pm (GMT+1)

Voal-online Disi ende i zbehtë, me një buzëqeshje të lehtë, por plot besim në vetvete dhe me ecje të sigurtë, doli Dani Albrecht nga Berner Inselspital duke u shprehur hareshëm për mediat e pranishme: "Unë isha shumë kohë larg, tani jam kthyer përsëri." Pas dëmtimit të tij gjatë stërvitjes më 22 janar, shtrimit në Klinikën Universitare të Insbrukut në Austri, prej 15 shkurtit ai ndodhej i shtruar në Bernë. Ai qëndroi në repartin e neuroligjisë restauruese për të shëruar tronditjet e trurit të shkaktuara nga incidenti. Të mërkurën, më në fund, pas 98 ditësh në spital, ai del plot optimizëm. "Të gjitha funksionet jetësore i janë kthyer në normalitet dhe kjo tregon se ai përsëri mund t'i kthehet sportit," sqaroi Profesori kurues René Müri. Fiziku shumë i fortë e ka ndihmuar Albrecht të përballë thyerjet e kockave, ndrydhjet dhe dëmtimet e tjera, si dhe për një rehabilitim relativisht të shpejtë. Një ekip interdisiplinar mjekësor e ka trajtuar 30 orë në javë skiatorin. "Jemi tejet të gëzuar që shihemi përsëri me Danin dhe sidomos në këtë gjendje të mirë," përshëndeti Presidenti i Swiss-Ski, Urs Lehmann skiatorin Dani Albrecht. "Mediat nuk më kanë shqetësuar kurrë, as sot," tha Albrecht në praninë e 100 gazetarëve të vendosur në dalje të spitalit në Bernë.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rezultatet e ditës së shtatë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.01.2009)
Rezultatet e ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.30.2009)
Rezultatet e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.29.2009)
Rezultatet e ditës së katërt të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.28.2009)
Rezultatet e ditës së tretë të Kampionatit të Hokeit Zvicër 2009 (04.27.2009)
Rezultatet e ditës së dytë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.26.2009)
Në Kupën Botërore të Tenisit Femra Italia kundër Rusisë 2:0 (04.25.2009)
Rezultatet e ditës së parë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.25.2009)
Boksierët shqiptarë nderohen me medalje në turneun ndërkombëtar në Kroaci (04.24.2009)
Agustin Kola: Çdo ndeshje një finale për Tiranën (04.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]