VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së nëntë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Djelë, 05.03.2009, 09:31am (GMT1)

Voal-online Dje, në ditën e nëntë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009, u zhvilluan ndeshje në Grupet e ndërmjetme E dhe F. Pati lojëra spektakolare dhe rezultate të thella e të befasishme. Në Grupin E Franca u mund nga Letonia 1:7, ndërsa SHBA u mund nga Rusia 1:4, duke pësuar kështu humbjen e dytë në këto finale pas asaj të pësuar nga Suedia. Në Grupin F Çekia mundi Sllovakinë 8:0, ndërsa Finlanda pësoi humbjen e parë, me kohë shtesë, përballë Bjellorusisë 1:2. Sot, 3 maj, në Grupin E luhen ndeshjet Zvicër-Suedi dhe Letoni-Rusi, në Grupin F luhen ndeshjet Norvegji-Kanada dhe Bjellorusi-Çeki, ndërsa në Grupin G luhen ndeshjet Gjermani-Austri e Hungari-Danimarkë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.