VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së dhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Hënë, 05.04.2009, 07:01am (GMT1)

Voal-online Një Zvicër që përpiqet me të gjitha forcat, por një Zvicër që nuk arrin të dëshmojë klas në lojën e saj. Kjo ishte ajo që pamë dje në lojën përballë Suedisë, të cilën e humbi 1:4. Ekspertët druajnë se një fund jo i mirë e pret një ekip që bën një lojë të tillë në kampionatin të cilin ajo e mikpret. Në Grupin E u luajt edhe ndeshja Letoni-Rusi, e cila përfundoi 1:4. Në Grupin F Norvegjia u mund 1:4 nga Kanadaja, ndërsa Bjellorusia u mund 0:3 nga Çekia. Në Grupin G Gjermania u mund 0.1 nga Austria, ndërsa Hungaria u mund 1:5 nga Danimarka. Sot luhen ndeshjet e fundit në raundin e ndërmjetëm, ku Suedia përballet me Francën, Zvicra përballet me SHBA, Sllovakia me Norvegjinë, Kanadaja me Finlandën, Gjermania me Hungarinë dhe Danimarka me Austrinë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.