VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë në basketboll

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë në basketboll
E Hënë, 05.04.2009, 12:11pm (GMT+1)

ATSH- "Flamurtari" u shpall mbrëmjen e djeshme kampion në basketboll për femra, pas fitores ndaj DHL-së të Tiranës, me rezultatin 82-73.
      Vlonjatet fituan takimin e tretë në finale, gjë që konfirmoi triumfin e ekipit të tyre në këtë kampionat. Trajneri Viron Toska, u shpreh për ATSH-në se "skuadra që ai drejton, u konfirmua në krye të basketbollit shqiptar të femrave". "Flamurtari është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe gjatë këtij sezoni ne i merituam të gjitha trofetë e mundshme", theksoi Toska. 
     Sipas tij, skuadra ka një profil mjaft të konsoliduar dhe lojtaret janë të motivuara në lojën e tye. Trajneri  Toska veçon basketbollistet Myrto, Demiraj, Hasanaj, Plasa, të cilat, sipas tij, "janë bërë një bazë mjaft e mirë për skuadrën". 
     Titulli kampion është trofeu i tretë për këtë sezon i skuadrës së "Flamurtarit" në basketboll për femra. Në 25 janar të këtij viti ekipi fitoi Superkupën pas fitores në Vlorë ndaj Tiranës me rezultatin 117-111. Ndërkohë, në 20 dhjetor të vitit të kaluar vajzat e skuadrës vlonjate merituan Kupën e Shqipërisë, pas fitores që shënuan sërish ndaj Tiranës.
     Gjatë 5 viteve që drejtohet nga trajneri Toska, "Flamurtari" ka arritur të sigurojë 19 trofe, mes të cilave, 5 Kupa të Shqipërisë, tituj kampionë, etj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rezultatet e ditës së dhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.04.2009)
Hera e katër që Rafael Nadal triumfon në Internazional të Romës (05.03.2009)
Rezultatet e ditës së nëntë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.03.2009)
Rezultatet e ditës së tetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.02.2009)
Daniel Albreht: Isha shumë kohë larg, tani jam kthyer (05.01.2009)
Rezultatet e ditës së shtatë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.01.2009)
Rezultatet e ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.30.2009)
Rezultatet e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.29.2009)
Rezultatet e ditës së katërt të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (04.28.2009)
Rezultatet e ditës së tretë të Kampionatit të Hokeit Zvicër 2009 (04.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]