VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezultatet e ditës së njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009


E Martë, 05.05.2009, 07:22am (GMT1)

Voal-online Loja e mbrëmshme e zviceranëve përballë SHBA konsiderohet nga ekspertët lojë e shansit të fundit e fituar tepër vonë. Zvicra fitoi kundër SHBA vetëm në pjesën shtesë të lojës, me rezultatin 4:3. Gjuajtja e fitores, e realizuar nga Roman Wick (në minutën e 61-të), thonë ata, erdhi tepër vonë. Kjo bëri që publiku aq i shumtë dhe i zjarrtë, i cili i shoqëroi sportistët gjatë gjithë këtyre ditëve të mos e ndiente shijen e fitores. Vendi mikpritës, i cili e kishte ëndërruar kupën e këtij kampionati, nuk mund të luftojë më tutje për të. Kjo do të bëjë që traineri Ralph Krueger të jetë në qendër të kritikave. Në ndeshjen tjetër të luajtur në Grupin e ndërmjetëm E Suedia fitoi 6:3 përballë Francës. Në Grupin F Sllovaki fitoi, me shtesë, kundër Norvegjisë 3:2. Ndërsa Kanadaja pësoi të vetmen humbje, me penallti, përballë Finlandës. Në Grupin G ishte Gjermani që fitoi 2:1 kundër Hungarisë dhe Danimarka që fitoi 5:2 kundër Austrisë. Në çerekfinale do të luhen këto ndeshje: Nesër, më 6 maj, zhvillohet loja Rusi-Bjellorusi dhe loja Finlandë-SHBA. Pasnesër, më 7 maj, zhvillohet loja Kanada-Letoni dhe loja Suedi-Çeki.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.