VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vllaznia ngjitet 30 vende në renditjen botërore të klubeve
E Martë, 05.05.2009, 12:57pm (GMT1)

ATSH- Skuadra e Vllaznisë, kryesuesja e Superligës shqiptare me 60 pikë, pas 30 javëve, konfirmohet sërish si skuadra më e mirë shqiptare në këto dy vitet e fundit. Këtë e bën të njohur renditja botërore për klube e Institutit të Historise dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS) për periudhën nga  muaji maj i vitit 2008- deri në muajin maj të vitit 2009. Në harkun e 365 ditëve skuadra shkodrane është ngjitur 30 vende, duke u zhvendosur nga pozicioni i 224 në maj 2008 në të 194-in në maj 2009 në kuotën e 80 pikëve. Nëntë herë kampionia e Shqipërise lë pas vetes jo pak, por 168 skuadra në botë, pjesëmarrëse në aktivitetët ndërkombëtare botërore e evropiane në nivel klubesh. Pas shkodranëve renditen klube të njohura si, Dinamo e Bukureshtit (202), PSV Eindhoven (205), Palermo (224) etj. Në krye të këtij klasifikimi është Mançester Junajtit, i pasuar nga Barcelona, Çelsi, etj



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.