VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Traineri Ralf Krueger mbrohet nga kritikat
E Mërkurë, 05.06.2009, 10:15am (GMT1)

Voal-online Rezultatet e ekipit kombëtar zviceran në Kampionatin Botëror të Hokeit Zvicër 2009 kanë ngjallur diskutime të pafundme. Jo të gjithë përqëndrohen në të njëjtën pikë. Por ai që ka befasuar më shumë ka qenë traineri i kombëtares, Ralph Krueger, në ditën e parë menjëherë pas ndeshjes së fundit: "Ne nuk dolëm të humbur." Dhe ka argumentuar se në pesë prej gjashtë ndeshjeve lojtarët e tij kanë gjuajtur në portë shumë më tepër se kundërshtarët. "Strategjia dhe taktika ishin shumë të mira." Dhe i pëlqen të komentojë ndeshjen me SHBA, "lojën më të bukur përballë një të madhi". Gjithsesi ekspertët nuk ia falin skuadrës kombëtare zvicerane humbjen përballë Letonisë, e cila ishte fatale për të. Një tjetër fatalitet për skuadrën ishte edhe saktësia jo e lartë në gjuajtjet e penalltive. Pyetja kryesore që shtrojnë mediat tani është: a ka ikur koha e Ralph Krueger pas dymbëdhjetë vjetësh si traineri i kombëtares zvicerane të hokeit? Kjo pyetje i ndan në dy grupe të mëdha diskutuesit e gjendjes së hokeit zviceran dhe të ardhmes së tij. Dhe për këtë sillen shembuj nga sportet e tjera e veçanërisht nga futbolli, ku traineri menjëherë pas mbarimit të finaleve të Kampionatit Evropian të Futbollit 2008 u largua nga detyra.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.