VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Qytetarët e Vlorës festojnë në Sheshin e Flamurit fitoren e Kupës së Shqipërisë

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Qytetarët e Vlorës festojnë në Sheshin e Flamurit fitoren e Kupës së Shqipërisë
E Enjte, 05.07.2009, 10:33am (GMT+1)

ATSH - Festa e fitores së Kupës së Shqipërisë në futboll, që nisi në stadiumin "Niko Dovana" në qytetin e Durrësit, vazhdoi me dimensione të tjera edhe më të mëdha dje në mbrëmje, në Vlorë mes entuziazmit të madh që u shoqërua me hedhje fishekzjaresh për futbollistët e "Flamurtarit".
Dhjetëra autobusë e autovetura me sportdashës, që kishin ndjekur takimin final të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, mbërritën në mbrëmje në Sheshin e Flamurit, ku u pritën nga mijëra qytetarë. Për më shumë se 60 minuta, sheshi u shndërrua në epiqendër të një feste të vërtetë sportive, e alternuar me fishekzjarrë të shumtë. Emocionet pafund të futbollistëve vlonjatë, fitues të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm të sezonit futbollistik në vend, u përzjenë me ato të bashkëqytetarëve të tyre që kishin mbushur sheshin. 
Brohoritjet dhe thirrjet përshëndetëse, krijuan një atmosferë të pazakontë që riktheu ngjarje të ngjashme të shumë viteve më parë, kur, "Flamurtari", realizonte suksese edhe në skenën ndërkombëtare të futbollit duke sfiduar skuadra me emër si "Partizani" i Beogradit. 
Të pranishmit u përshëndetën nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili tha se, fitorja e skuadrës së "Flamurtarit" ishte plotësisht e merituar dhe dëshmi e rikthimit të skuadrës tek profili triumfues. 
Kryebashkiaku vlonjat, njëkohësisht president i Klubit të Futbollit "Flamurtari", nënvizoi se, ky sukses do të pasohet në të ardhmen edhe nga të tjerë. 
Nën "lumin" e fishekzjarrëve që ndriçonin qiellin, ceremonitë spontane të mbrëmjes së djeshme, vazhduan me një paradë festive, ku qindra autovetura përshkuan rrugët e qytetit, të përcjella prej qindra qytetarëve, që përshëndesnin nga trotuaret.
Skuadra e "Flamurtarit" fitoi dje 2-1 ndaj "Tiranës" në takimin final të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë në futboll, që u zhvillua në stadiumin e qytetit të Durrësit. Vlonjatët u shpallën fitues për të tretën herë në këtë aktivitet, ndërkohë që kanë dalë 12 herë në finale, nga të cilat katër herë me skuadrën e "Tiranës".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Traineri Ralf Krueger mbrohet nga kritikat (05.06.2009)
Vllaznia ngjitet 30 vende në renditjen botërore të klubeve (05.05.2009)
Rezultatet e ditës së njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.05.2009)
Vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë në basketboll (05.04.2009)
Rezultatet e ditës së dhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.04.2009)
Hera e katër që Rafael Nadal triumfon në Internazional të Romës (05.03.2009)
Rezultatet e ditës së nëntë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.03.2009)
Rezultatet e ditës së tetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.02.2009)
Daniel Albreht: Isha shumë kohë larg, tani jam kthyer (05.01.2009)
Rezultatet e ditës së shtatë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]