VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Deivid Bekam dëshiron që sa më shpejt të kthehet në Milan
E Shtunë, 05.09.2009, 09:33am (GMT1)

Voal-online - Futbollisti anglez, Dejvid Bekam, tashmë në Los Anxhelos, ka deklaruar se dëshiron që të kthehet në Milan sa më shpejt që të jetë e mundur, menjëherë pas përfundimit të kampionatit në SHBA. Bekam prej disa muajsh luan me skuadrën e famshme italiane të futbollit dhe ka deklaruar disa herë se atje ka gjetur një klimë shumë të mirë si tek drejtuesit e klubit, ashtu edhe tek kolegët e skuadrës dhe tek adhuruesit e futbollit milanez. Edhe mediat italiane kanë treguar një interesim të lartë për futbollistin më të parapëlqyer nga rubrikat e gossipeve. Ish kapiteni i kombëtares angleze do të shkojë në ekipin Galaxi nga Los Anxhelosi në muajin qershor, por pret që sërish t'i bashkangjitet klubit italian në afatin kalimtar në janarin e vitit 2010.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.