VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Katër skuadra shqiptare në kampionatet evropiane
E Shtunë, 05.09.2009, 07:42pm (GMT1)

Voal-online - Agjencia NOA komentonte sot se fitimi i Kupës së Shqipërisë nga ana e Flamurtarit, ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të emrave të skuadrave shqiptare të cilat do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane për edicionin e ardhshëm.

Ato janë Vllaznia, Tirana, Flamurtari dhe Dinamo, tre prej të cilave do të marrin pjesë në Ligën e Evropës, kurse njëra do të shkojë në Ligën e Kampioneve.

E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë).

Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.
Sa i përket sezonit të kaluar, skuadra e fundit shqiptare që ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve është Dinamo, që u eliminua me dy humbje në turin e parë eliminator nga skuadra boshnjake Modrica.

Ndërsa në kupën UEFA të edicionit të kaluar, nga ekipet shqiptare luajtën Vllaznia, e cila ishte fituese e Kupës së Shqipërisë dhe Partizani që renditej pas saj në vendin e dytë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.