VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Belincona shkatërroi ëndërrën e jangbojsave të Bernës
E Hënë, 05.11.2009, 10:42am (GMT1)

Voal-online Me fitoren e saj, të tretën radhazi, arritur të dielën, AC Bellinzona, tashmë 2=1 kundër Young Boys nuk mund të mos konsiderohet skuadër e befasive. Djemtë e Bernës, me këtë humbje, i kanë dhënë fund për sivjet ëndërrës së tyre për titullin kampion. Kjo ishte edhe një dhuratë që ata ua bëjnë Klubit Futbollistik të Zyrihut (FCZ) dhe Klubit Futbollistik të Bazelit (FCB) të cilët kryesojnë tabelën e klasifikimit në superligë. Me golat e Angelo Raso e të Diarra, AC Bellinzona e vuloste rezultatin e fiores që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Seydou Doumbia, i futur si zëvendësues, arriti të shkurtojë rezultatin dhe ta dëshmojë veten si golashënues.  Pas ndeshjej pati përleshje midis tifozëve belinconas dhe atyre bernezë. Disa tifozë vendas ishin futuar në radhët e kryeqytetasve për të provokuar. Policia mori masa menjëherë kundër shkaktarëve të shqetësimeve. Përbërjet e skuadrave ishin:

Bellinzona: Bucchi; Siqueira-Barras, Dudar, Mangiarratti, Raso; Hima, La Rocca; Sermeter (71. Feltscher), Diarra, Conti (62. Gashi); Ciarrocchi (94. Mehmeti).

Young Boys: Wölfli; Affolter, Ghezal, Schneider; Schwegler, Yapi (46. Doumbia), Hochstrasser (61. Häberli), Bastians; Degen (46. Varela), Schneuwly, Regazzoni.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.