VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Evropë
E Hënë, 05.11.2009, 03:34pm (GMT1)

ATSH- Fundjava për lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet evropiane ka qenë mjaft pozitive. Lojtari Kombëtares Hamdi Salihi vazhdon të shkëlqejë me Riedin në Bundesligën austriake. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka shënuar dy gola në ndeshjen që skuadra e tij SV Ried fitoi 4-0 në shtëpi kundër Matersburgut.  Në pjesën e dytë, Salihi shënoi edhe golin e dytë personal e të katërtin të takimit në të 59-ën. Me dygoleshin e realizuar dje, sulmuesi është ngritur në kuoten e 11 golave në kampionat, në 26 ndeshje sezonale të luajtura. Salihi është grumbulluar sot nga trajneri Artan Bushati për ndeshjen miqësore Shqipëri Milan dhe pritet të jetë nesër në krye të sulmit shqiptar. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet tek skuadra e Kievos në kampionatin Italian, Erjon Bogdani ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen që Kievo barazoi 2-2 ndaj kampionëve të Italisë, Interit. Bogdani, megjithëse nuk shënoi krijoi mjaft raste për shënim dhe qe protagonist në të dy golat e Kievos. Pas ndeshjes Bogdani mori Lorik Cana, mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, është në garë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të kësaj skuadre në sezonin që është drejt mbylljes. Emri i 25-vjeçarit kuqezi është përzgjedhur në listën e faqes prestigjioze sportive në internet "Goal.com", e cila po organizon nje sondazh online. 
Shpjegimi i "Goal.com" për ecurinë e kapitenit shqiptar në këtë sezon është: "Çdo skuader e madhe ka nevoje për një lider te madh, dhe Cana është një i tillë te Marseja në kuptimin e plotë të fjales. Shqiptari ka bërë një punë shumë të mirë në mesfushë, është energjik, këmbëngulës, i papërkulur në stilin tij dhe i jep ton lojës së Olimpikut të Marsejës
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.