VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Milan zbret nesër në Tiranë me të gjithë yjet e tij

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Milan zbret nesër në Tiranë me të gjithë yjet e tij
E Hënë, 05.11.2009, 08:34pm (GMT+1)

ATSH- Skuadra italiane e Milanit, klubi me më shumë trofe në botë, do të vijë nesër në Shqipëri për të zhvilluar miqësoren ndaj kombëtares shqiptare për edicionin e dytë të trofeut "Taçi Oil Albania Reads".  "Milan do të zbresë në orën 11:45 në aeroportin "Nënë Tereza" dhe do të niset menjëherë për në hotel "Sheraton", ku do të akomodohet", thanë burime nga kompania "Taçi Oil International", një kompani nafte shqiptare.
Në orën 16:30,  administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, trajneri  Ancelotti dhe futbollistët Beckham, Kakà dhe pronari i "Taçi Oil International", Rezart Taçi, do të dalin në konferencë për shtyp në një prej sallave të këtij hoteli. "Pas ndeshjes, që do të nisë në orën 19:00 në "Qemal Stafa", do të organizohet një mbrëmje Gala, ku do të zhvillohet një ankand me disa prej bluzave të lojtarëve kuqezi, në një kohë që skuadra italiane do të niset menjëherë për në Milano", bëri të ditur zyra për shtyp e "Taçi Oil International" .
      Ndryshe nga hera e parë në tetor, kur mungonin shumë prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, këtë herë Milani pritet të jetë i plotë në "Qemal Stafa". Kështu, këtë herë, përveç Ronaldinjos dhe Shevçenkos, do të jenë edhe Kaka dhe Pato. Por këtë herë risia është mesfushori anglez, Devid Bekam. Për të ardhja në Shqipëri nuk është hera e parë, teksa ka qenë pjesëtar i kombëtares angleze kur ajo luajti në "Qemal Stafa", në vitin 2002 me Shqipërinë.
      Nesër në Tiranë pritet të vijnë edhe të paktën katër kampionë bote, që kanë fituar kampionatin e fundit botëror me Italinë në "Gjermani 2006". Kështu, përveç Inzagit, i cili ka qenë edhe herën e parë, këtë radhë pritet të jenë në formacionin e Milanit edhe Pirlo (ishte prezent, por nuk luajti në ndeshjen e parë, i dëmtuar), Zambrota (ishte i grumbulluar me Italinë në ndeshjen e parë), si edhe Gatuzo (që pritet të kthehet nga dëmtimi). 
      "Tifozët do të kenë mundësi që ato yje që i kanë parë gjithnjë nga televizioni t'i shikojnë tani direkt në fushë"- thekson për ATSH-në, zëdhënësi i komapnisë Taçi Oil, Milton Nushi. 
      "Më vjen shumë mirë që një eveniment kaq i madh do të ndodhë për herë të dytë në Shqipëri dhe sigurisht do të ketë vazhdimësi edhe në të ardhmen", ka deklaruar presidenti i kompanisë "Taçi-Oil", Rezart Taçi, që bën të mundur risjelljen e këtij klubi të madh në vendin tonë
       Shitja e biletave ka nisur tashmë dhe, këtë radhë ato do të jenë më të lira. Kështu, kanë pësuar ulje biletat e tribunës kryesore A, të cilat sezonin e shkuar kanë qenë 15 mijë lekë, ndërsa këtë herë do të jenë 10 mijë lekë. Ndërkohë një ulje edhe pse minimale kanë pësuar biletat e tribunës karshi, pra D1 dhe D3, që do të jenë 4 mijë lekë.
Më pas tribunat prapa porte pritet të jenë 2 mijë lekë. Ndërkohë, përsa i përket shitjes së tyre, ato do të shiten në të gjitha pikat e shitjeve të biletave në Tiranë dhe sigurisht në çdo kompani "Taçi Oil". 

- Lista e lojtarëve të  Milan që do të mbërrijnë në Shqipëri.

AMBROSINI           Massimo

BECKHAM             David

BONERA                 Daniele

CARDACIO            Mathias

DARMIAN              Matteo

DE ASSIS                Ronaldo

DA SILVA              Thiago

FLAMINI                Mathieu

GATTUSO              Gennaro

INZAGHI                Filippo

JANKULOVSKI     Marek

KALAC                   Zeljko

KAKA'                    Ricardo

MALDINI                Paolo

MATTIONI             Felipe

PATO                      Alexandre

PERRUCHINI         Filippo

PIRLO                     Andrea

SEEDORF               Clarence

SENDEROS            Philippe

SHEVCHENKO     Andriy

VIUDEZ                  Tabarè

ZAMBROTTA        Gianluca

Trajner: Carlo Ancelotti; zv/ trajner: Mauro Tassotti
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Evropë (05.11.2009)
Belincona shkatërroi ëndërrën e jangbojsave të Bernës (05.11.2009)
Luanët e Zyrihut do të luajnë kundër fajkonjve të zinj të Çikagos (05.10.2009)
Katër skuadra shqiptare në kampionatet evropiane (05.09.2009)
Deivid Bekam dëshiron që sa më shpejt të kthehet në Milan (05.09.2009)
Qytetarët e Vlorës festojnë në Sheshin e Flamurit fitoren e Kupës së Shqipërisë (05.07.2009)
Traineri Ralf Krueger mbrohet nga kritikat (05.06.2009)
Vllaznia ngjitet 30 vende në renditjen botërore të klubeve (05.05.2009)
Rezultatet e ditës së njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009 (05.05.2009)
Vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë në basketboll (05.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]