VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FC Bazeli fitoi mbrëmë edhe FC Zyrihu gjithashtu
E Mërkurë, 05.13.2009, 10:10am (GMT1)

Voal-online Se lojtarët bazelas do të nxirrnin mësime nga humbja 1:3 në Arau, siç kishte thënë traineri Christian Gross, kjo u vërtetua mbrëmë mjaftueshëm me rezultatin 202 në fushën e tyre kundër FC Luzern. Përballë lucernasve të dobët fituan bazelasit për herë të dytë ndaj këtyre kundërshtarëve, duke shënuar një prirje pozitive në prag të përmbylljes së kampionatit kombëtar të futbollit elitat. Gazmendi që mbretëroi në stadiumin Sant Jacob të martën në mbrëmje është i përmbajtur, kur dihet se në të njëjtën kohë, rivali i më i afërt i bazelasve, FC Zürich fitoi kundër FC Vaduz 5:3. Kryesimi aktual i bën zyrihasit ta presin më të qetë ndeshjen e ardhshme. Nëse FC Zürich e fiton këtë ndeshje, atëherë ai shpallet qysh këtë dielë, pra në mënyrë të parakohëshme kampion kombëtar për stinorin 2008-2009. Ndërsa për kuqeblutë e FC Basel duhet patjetër një fitore në ndeshjen e ardhshme që të shpresojë në rifitimin e kampionatit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.