VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Yjet e Milanit fituan pas penalltive ndaj Shqipërisë B

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Yjet e Milanit fituan pas penalltive ndaj Shqipërisë B
E Mërkurë, 05.13.2009, 10:33am (GMT+1)

Skuadra e njohur italiane, Milan, ka shënuar fitore pas penalltive në stadiumin e mbushur "Qemal Stafa" në Tiranë, ndaj kombëtares së Shqipërisë, e cila në këtë takim ka luajtur pa yjet e saj kryesore dhe e drejtuar nga trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 3:3, kurse në ekzekutimin e penalltive më të mirë ishin futbollistët italianë. Milani kaloi në epërsi me golin e Ronaldinjos (22'), kurse epërsinë e dyfishoi Shevçenko (48'). Megjithatë më pas ndeshja ka folur për kombëtaren shqiptare, e cila jo vetëm që ka arritur ta barazojë rezultatin, por edhe të kalojë në epërsi, me golat e Andi Lilës (64'), Gjergji Muzakës (69') dhe Hamdi Salihi (76'). Ndërkohë rezultatin në 3:3 e barazoi Inzagi, pak minuta para përfundimit të takimit pas asistimit të Kakasë. Kësisoj për trofeun "Taçi Oil" vendosën gjuajtjet e penalltive ku më efikas ishin futbollistët e Milanit, të cilët fituan 5:4. Për Milanin shënuan Kaka, Sedorf, Flamini, Tiago Silva dhe Inzagi, ndërsa për Shqipërinë shënuan Pisha, Muzaka, Lila, Vrapi, kurse Beqiri e nxori topin mbi portë. Trofeun kapitenit të Milanit, Pipo Inzagi ia dorëzoi presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. (RTK)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FC Bazeli fitoi mbrëmë edhe FC Zyrihu gjithashtu (05.13.2009)
FC Bazel sonte kundër Lucernës vetëm për fitore (05.12.2009)
Milan zbret nesër në Tiranë me të gjithë yjet e tij (05.11.2009)
Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Evropë (05.11.2009)
Belincona shkatërroi ëndërrën e jangbojsave të Bernës (05.11.2009)
Luanët e Zyrihut do të luajnë kundër fajkonjve të zinj të Çikagos (05.10.2009)
Katër skuadra shqiptare në kampionatet evropiane (05.09.2009)
Deivid Bekam dëshiron që sa më shpejt të kthehet në Milan (05.09.2009)
Qytetarët e Vlorës festojnë në Sheshin e Flamurit fitoren e Kupës së Shqipërisë (05.07.2009)
Traineri Ralf Krueger mbrohet nga kritikat (05.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]