VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Yjet e Milanit fituan pas penalltive ndaj Shqipërisë B
E Mërkurë, 05.13.2009, 10:33am (GMT1)

Skuadra e njohur italiane, Milan, ka shënuar fitore pas penalltive në stadiumin e mbushur "Qemal Stafa" në Tiranë, ndaj kombëtares së Shqipërisë, e cila në këtë takim ka luajtur pa yjet e saj kryesore dhe e drejtuar nga trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 3:3, kurse në ekzekutimin e penalltive më të mirë ishin futbollistët italianë. Milani kaloi në epërsi me golin e Ronaldinjos (22'), kurse epërsinë e dyfishoi Shevçenko (48'). Megjithatë më pas ndeshja ka folur për kombëtaren shqiptare, e cila jo vetëm që ka arritur ta barazojë rezultatin, por edhe të kalojë në epërsi, me golat e Andi Lilës (64'), Gjergji Muzakës (69') dhe Hamdi Salihi (76'). Ndërkohë rezultatin në 3:3 e barazoi Inzagi, pak minuta para përfundimit të takimit pas asistimit të Kakasë. Kësisoj për trofeun "Taçi Oil" vendosën gjuajtjet e penalltive ku më efikas ishin futbollistët e Milanit, të cilët fituan 5:4. Për Milanin shënuan Kaka, Sedorf, Flamini, Tiago Silva dhe Inzagi, ndërsa për Shqipërinë shënuan Pisha, Muzaka, Lila, Vrapi, kurse Beqiri e nxori topin mbi portë. Trofeun kapitenit të Milanit, Pipo Inzagi ia dorëzoi presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. (RTK)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.