VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kombëtarja e volejbollit nis nesër fazën eleminatore të botërorit
E Mërkurë, 05.13.2009, 01:55pm (GMT1)

Ekipi kombëtar i volejbollit për femra, që ndodhet në Bullgari, ku do të luajë në eliminatoret e botërorit "Japoni 2010", nga data 13-17 maj, ndihet optimist.  "Nën drejtimin e teknikut Hasan Gurabardhi dhe Altin Mërtiri, kombëtarja shqiptare ndien optimizëm, pasi dy nga kundërshtaret e grupit janë Çekia dhe Moldavia, ekipe të cilat janë përballur edhe herë të tjera me kombëtaren tonë", shprehen burime nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Sipas FSHV-së, optimizmi vjen dhe nga fakti se kombëtarja e Rumanisë, rivalja më e fortë e kombëtares sonë në Gurpin F, nuk përfaqësohet në këto eliminatore me grupin elitar, por me kontigjent të ri. Objektivat për volejbollistet e kombëtares sonë synojnë të kalojnë turin e dytë eliminator për të vazhduar më tej, sfidën e tyre për kampionatin botëror.
      Ndeshjet eliminatore zhvillohen nga data 13-17 maj dhe kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra do të sfidojë në Bullgari për 7 ditë, përfaqësuesen e Çekisë, Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarise. 
     "Shanset për të kaluar në turin tjetër", sipas trajnerit Gurabardhi, "këtë vit janë shumë të mëdha".
      Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë nesër ndaj vendasve të Bullgarisë. Ndërkohë që në datën 15 maj do të luajë ndaj Rumanisë, me datë 16 maj ndaj përfaqësueses çeke. Kombëtarja shqiptare do ta mbyllë këtë fazë eleminatore me datë 17 me ndeshjen ndaj Moldavisë.
      Për këto eleminatore trajneri Gurabardhi i ka besuar lojtareve: Amarilda Prenga, Rubena Sukaj, Sindi Mizaku, Narisa Kuqi, Arjola Prenga, Klejda Shkurti, Iva Xhixha, Klonarda Nezaj, Esmeralda Tuci, Borana Begiç, Xhozafa Sejfullai.
(ATSH)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.