VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Everton blen talentin shqiptar Shkodran Mustafi
E Mërkurë, 05.13.2009, 03:29pm (GMT1)

Talenti shqiptar Shkodran Mustafi, i lindur në Maqedoni, ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me të rinjtë e Evertonit. Lajmi është publikuar sot nga mediat angleze dhe është konfirmuar nga klubi i Evertonit në faqen e tyre zyrtare (evertonfc.com).
"Futbollisti 17-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrave zinxhir, por shumë shpejt ai pritet të jetë pjesë e ekipit të të rriturve" shkruan faqja zyrtare e klubit anglez.
      Mustafi është futbollist i nxjerrë nga ekipet e Hamburgut, dhe nga të dhënat e tij pritet që të shpërthejë në Premier Ligën angleze. Shkodran Mustafi shihet me shumë optimizëm nga drejtuesit e Evertonit, të cilët nuk nguruan ta merrnin atë nga Hamburgu.
      Mustafi ka pranuar se "ikja nga Hamburgu ka qenë një zgjedhje e vështirë. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm në karrierën time".
      Mustafi luan për përfaqësuesen Gjermane U-17 dhe ishte një nga protagonistët e fitores 4-0 të Gjermanisë U-17 ndaj Anglisë U-17 fundjavën e shkuar. (ATSH)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.