E Premte, 03.29.2024, 11:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vllaznia kampione e 17 vjeçarëve
E Enjte, 05.14.2009, 05:56pm (GMT+1)

Vllaznia e Shkodrës është shpallur skuadra kampione e Shqipërisë për kategorinë e 17 vjeçarëve. U-17 e Vllaznisë, i drejtuar nga trajneri Elvis Plori, zhvilloi dje në mbrëmje takimin final me skuadrën e Lushjes, në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, që përfundoi me fitoren e shkodranëve me rezultatin 2-0. 
Takimi i djeshëm u ndoq nga një numër i madh tifozësh shkodranë, të cilët krahas ndeshjes shijuan dhe një spektakël artistik, i organizuar nga klubi Vllaznia në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës në mbyllje të këtij kampionati. 
Momenti më kulmor i kësaj nate ishte ceremonia e dorëzimit të titullit kampion për ekipin U-17 të Vllaznisë. Të deleguarit e Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe Plarent Kotherja së bashku me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj dorëzuan medaljet e kampionit për secilin futbollist dhe stafin teknik të ekipit fitues, ndërsa kupa e titullit kampion iu dorëzua kapitenit kuqeblu Karakaçi. 
Ky është titulli i dytë kampion, radhazi, për Vllazninë U-17, çka dëshmon se klubi shkodran është duke punuar në mënyrën më të mirë për përgatitjen e elementit të ri, që do të furnizojë ekipin e parë të Vllaznisë me futbollistë sa më cilësorë. ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lacio është fituese e kupës në futbollin italian (05.14.2009)
Everton blen talentin shqiptar Shkodran Mustafi (05.13.2009)
Kombëtarja e volejbollit nis nesër fazën eleminatore të botërorit (05.13.2009)
Yjet e Milanit fituan pas penalltive ndaj Shqipërisë B (05.13.2009)
FC Bazeli fitoi mbrëmë edhe FC Zyrihu gjithashtu (05.13.2009)
FC Bazel sonte kundër Lucernës vetëm për fitore (05.12.2009)
Milan zbret nesër në Tiranë me të gjithë yjet e tij (05.11.2009)
Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Evropë (05.11.2009)
Belincona shkatërroi ëndërrën e jangbojsave të Bernës (05.11.2009)
Luanët e Zyrihut do të luajnë kundër fajkonjve të zinj të Çikagos (05.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]