VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vllaznia kampione e 17 vjeçarëve
E Enjte, 05.14.2009, 05:56pm (GMT1)

Vllaznia e Shkodrës është shpallur skuadra kampione e Shqipërisë për kategorinë e 17 vjeçarëve. U-17 e Vllaznisë, i drejtuar nga trajneri Elvis Plori, zhvilloi dje në mbrëmje takimin final me skuadrën e Lushjes, në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, që përfundoi me fitoren e shkodranëve me rezultatin 2-0. 
Takimi i djeshëm u ndoq nga një numër i madh tifozësh shkodranë, të cilët krahas ndeshjes shijuan dhe një spektakël artistik, i organizuar nga klubi Vllaznia në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës në mbyllje të këtij kampionati. 
Momenti më kulmor i kësaj nate ishte ceremonia e dorëzimit të titullit kampion për ekipin U-17 të Vllaznisë. Të deleguarit e Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe Plarent Kotherja së bashku me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj dorëzuan medaljet e kampionit për secilin futbollist dhe stafin teknik të ekipit fitues, ndërsa kupa e titullit kampion iu dorëzua kapitenit kuqeblu Karakaçi. 
Ky është titulli i dytë kampion, radhazi, për Vllazninë U-17, çka dëshmon se klubi shkodran është duke punuar në mënyrën më të mirë për përgatitjen e elementit të ri, që do të furnizojë ekipin e parë të Vllaznisë me futbollistë sa më cilësorë. ATSH
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.