VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Intervistë - Rafael Nadal: Jam kampion i lindur
E Shtunë, 05.16.2009, 11:02am (GMT1)

Voal-online - Në çdo kënd të Madridit është një afishe publicitare me fytyrën e tij. Rafa Nadal është hero i Spanjës, sidomos këto ditë, me truneun në kryeqytetin spanjoll në vijim. Është mbrëmje, Nadal nuk ka luajtur, ngaqë kundërshtari i tij ka dhënë forfeit (ka pranuar humbjen pa hyrë në lojë. Kështu që është stërvitur për më shumë se dy orë. E, pas stërvitjes, më në fund në lounge (sallonin) të atletëve, është thjesht një djalë i qetë që jep autografe, dhe gjen kohë të sgurohet që një raketë e tij t'i shkojë mikut Sergio Ramos, mbrojtës i Real Madrid e i kombëtares spanjolle. Në Spanjë biomekanikët dhe profesorët e psikologjisë sportive nuk pranojnë diskutime rreth sekreteve të tij të hamendura, adhuruesit tashmë e thonë me zë të lartë: "Rafa mund të arrijë Slemin e Madh (The Great Slam)". A ndoshta e mendon këtë, por është tepër i thjeshtë (dhe ndoshta ngaqë vuan nga bestytnitë) për të bërë deklarata të bujshme. Dyzet vjet pas Rod Laver ai është një tjetër sallaks i famshëm në tenis.

 


PYETJE: Rafa Nadal, sa ndryshon look-u juaj jashtë fushës së lojës.
RAFAEL NADAL: "Në të vërtetë jam gjithnjë vetvetja."

PYETJE: Po për të gjithë jeni njëfarë doktor Jekyll e mister Hyde.
RAFAEL NADAL: "Më mungon vetëm të më akuzoni për personalitet të dyfishtë, pastaj gjithçka është në rregull."

PYETJE: Hm, vendosmërua juaj i tmerron gjithnjë kundërshtarët.
RAFAEL NADAL: "Është vetëm mënyra ime e sjelljes sime, qoftë në fitore apo në humbje, unë mbetem i njëjti."

PYETJE: E lehtë ta dëgjosh këtë nga goja e dikujt që nuk humb kurrë.
RAFAEL NADAL: "Po unë gjithmonë e pranoj verdiktin e fushës, dhe nuk nënvlerësoj askënd."

PYETJE: Askën askënd?
RAFAEL NADAL: "Që nga turni i parë. Çdo kundështar mund të të shkaktojë të papritura, dhe unë nuk dua të humb që në turnin e parë."

 

PYETJE: Kështu keni kuptuar se parandalimi është shërimi më i mirë.
RAFAEL NADAL: "Kështu kam menduar gjithmonë, gjithmonë."

PYETJE: Edhe kur ishit fëmijë?
RAFAEL NADAL: "Natyrisht, dhe në fakt fitoja gjithmonë: kampion i ishujve Baleare, pastaj Numër Një i Spanjës trembëdhjetë vjeç e kështu me radhë."

PYETJE: Triumfet tuaja, tashmë, janë përditshmëri.
RAFAEL NADAL: "Që gjithsesi ka një çmim, nuk është aspak falas."

PYETJE: Po, e me çfarë çmimi?
RAFAEL NADAL: "Lodhja.
Ajo nuk ia fal askujt, as mua."

PYETJE: Tashmë Roland Garros është tek dera, ju takon të fitoni.
RAFAEL NADAL: "Të gjithë e presin, është i pashmangshëm."

 

PYETJE: E di çfarë ndodhi më 1969?
RAFAEL NADAL: "Përfytyroj shumë gjëra, jo vetëm një."

PYETJE: Në tenis një Laver realizoi Slemin.
RAFAEL NADAL: "Unë luaj për t'i fituar turnetë ku marr pjesë.
Së paku, provoj."


PYETJE: Vuani nga bestytnitë?
RAFAEL NADAL: "Them vetëm se, meqë kam fituar në Melburn, mund t'ia arrij të fitoj edhe sivjet."


PYETJE: Thoni të paktën se Rafa Nadal lind apo bëhet.
RAFAEL NADAL: "Mendoj se lind.
Fenomenet nuk kultivohen. Apo gaboj?"

PYETJE: Ju i kini çuar kufijtë e tenisit më tej.
RAFAEL NADAL: "Po?
E ku, në qiell?"

PYETJE: E keni bërë më të shpejtë, më muskulor. Ju jeni Formula 1 e tenisit.
RAFAEL NADAL: "Nuk matem dot me një Alonso. Por gjithsesi këto diskutime më bëjnë të qesh: do të kem fituar vetëm nga muskujt? Mmmm.... ".

PYETJE: Alonso, Gasol: cili është sekreti i kësaj Spanje.
RAFAEL NADAL: "Jemi duke përjetuar një periudhë të mrekullueshme, me një brezni talentesh, fenomenesh. Jemi kampionë të Europës..."

PYETJE: Shumë e drejtë, vazhdoni.
RAFAEL NADAL: "E kemi tashmë kulturën sportive, që jep frutet e saj në të gjitha sportet, kjo është gjë shumë e bukur."

PYETJE: Kthehemi te ju: jeni përmirësuar teknikisht, keni fituar Wimbledon...
RAFAEL NADAL: "Për këtë nuk iu them asgjë atyre që merren me këtë temë. Muskujt nuk mjaftojnë, fjala magjike është tenis. Prapë tenis, dhe përsëri tenis."

PYETJE: E di që janë duke ju studiuar? Kanë parë se rrotullimet tuaja janë më të larta se të të tjerëve, duket nja 25%.
RAFAEL NADAL: "Epo këtë e dinë të gjithë, medet."

PYETJE: Dhe thonin se gjunjtë kishin marrë fund...
RAFAEL NADAL: "Fjalë, fjalë, fjalë."

PYETJE: Por ju është dashur të bëni operacion, ishte e rëndë?
RAFAEL NADAL: "Nuk ishte aspak e rëndë. Tani më duhet të shkoj. Por kam ndërprerë një ndeshje në bilardon e vogël me një fëmijë."

PYETJE: Por, bie fjala, cili është sekreti juaj?

RAFAEL NADAL: "Jetë e qetë, rrethuar nga njerëz të besuar."

PYETJE: Aspak seks & rock'n'roll.

RAFAEL NADAL: "Kam thënë jetë të qetë, doni të thoni jetë pa frymë. Kam thënë se agjëroj?"
      
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.