VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FC Bazel krijon shpresa për titullin kampion
E Hënë, 05.18.2009, 04:44pm (GMT1)

Voal-online FC Basel, me fitoren e arritur të dielën në Zyrih, ka krijuar shpresa të reja për titullin e sivjetshëm kampion në kategorinë e elitës së futbollit kombëtar. Tashmë kryesuesi i tabelës së klasifikimit, FC Zürich e ka ngushtuar largësinë nga skuadrat e tjera. Nga skuadra e dytë në renditje, FC Basel, atë e ndajnë tashmë vetëm 1 pikë. Skuadrat shkuan në pushimin e parë të ndeshjes me rezultatin e barabartë 1:1, pas golave të shënuar nga Gelabert (minuta e 37-të) dhe nga Djuric (në minutën e 42-të). Në minutën e 71-të Marco Streller e çoi sërish në epërsi Bazelin. Derdiok e thelloi rezultatin në minutat shtesë. Deri në mbarim të kampionatit, zyrihasit duhet të ndeshen edhe me AC Belinzona dhe pastaj me Grasshoppers-at, ndërsa bazelasit duhet të ndeshen edhe me Grasshoppers e pastaj me Young Boys.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.