VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Jangbojsat duan sonte kupën
E Mërkurë, 05.20.2009, 12:51pm (GMT1)

Voal-online Çdo pritje duhet të ketë një fund. Prej 22 vitesh shpresojnë Young Boys-at për të fituar një titull tjetër. Më 1987 ishte hera e fundit që Young Boys patën në duart e tyre trofeun e Kupës së Zvicrës në Futboll. Nën trainimin e Alexander Mandziara ata festuan atëherë fitoren e gjashtë të kupës. Zijeshilët ia arritën kësaj në stadiumin Servette të Gjenevës. Prej atëherë asnjë titull të tillë nuk e kanë fituar. Më 1991 dhe më 2006 Young Boysat arritën në finale. Të dyja herë kishin përballë FC Sion. Rezultati, në të dyja rastet, ishte zhgënjyes. Para tri vjetësh përballë valeasve bernezët nuk arritën të kualifikohen me penallti për në finale. Edhe sonte ata kanë përballë FC Sion. A do të zotërojë ankthi se përsëri skuadra valease do të sjellë jo mbarësi për bernezët. Lojtarët e pyetur kanë thënë se ata nuk druajnë nga miti i pathyeshmërisë së FC Sion në finale. Ata janë të sigurtë në fitore. Ndeshja është në orën 20:30. Për Young Boys luajnë: Wölfli; Portillo, Ghezal, Schneider; Schwegler, Hochstrasser, Yapi, Raimondi; Varela, Schneuwly, Regazzoni.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.