VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Miti i FC Sionit mbetet i pathyeshëm
E Enjte, 05.21.2009, 08:19am (GMT1)

Voal-online Miti i FC Sion mbeti i pathyeshëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme në Stadium de Suisse të Bernës. Valezianët e fituan kupën e 84-t të Zvicrës në futboll përballë Young Boys 3:2 duke përmbysur rezultatin 0:2. Është hera e njëmbëdhjetë që FC Sion arrin në finalen e kësaj gare dhe është herë e njëmbëdhjetë që e fiton atë. Dhe kjo ndoshte, edhe pse FC Sion luante në fushë të huaj. Vendimin përfundimtar e vulosi lojtari Afonso në minutën e 88-të të lojës. Bernezët, të cilët nuk mundën të bënin gjë pas golit të tyre të dytë kundër mysafirëve, nuk mundën të bëjnë asgjë në minutat e mbetura as në katër minutat e shtuara nga gjyqtari i ndeshjes. Young Boys dolën përsëri duarbosh, ashtu si në 22 vitet e fundit. Asokohe, më 1987, e kishin marrë kupën duke qenë në finale me klubin futbollistik Servette në Gjenevë. Hera e parafundit që Young Boyes ndesheshin në finale me FC Sion ishte më 1991, kur u mundën 2:0. Ndeshja u shikua në stadium nga 32000 adhurues të futbollit. Në shkallët e stadiumit, natyrisht, mbizotëronin ngjyrat ziverdh me të cilat ishin veshur adhuruesit e bernezëve.

           
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.