VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tirana fiton titullin e 24t kampion të Shqipërisë
E Shtunë, 05.23.2009, 08:59pm (GMT1)

Një festë e vërtetë ka rezultuar për skuadrën e Tiranës ndeshja e sotme në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".  Në takimin përcaktues përballë shkodranëve të Vllaznisë fubollistët e Tiranës kanë treguar vlerat më të mira, duke i dhuruar për herë të 24-t titullin kampion klubit dhe tifozëve bardh e blu, pas fitores me rezultatin 2-1.

Që nga minuta e parë, kur kapiteni i Tiranës, Devi Muka, shënoi golin e parë, festa nuk ka reshtur në shkallët e stadiumit, duke arritur kulmin pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit sllovak Hrinak.

Në minutën e 30-të shënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, Migen Memelli (22 gola), dyfishoi rezultatin e ndeshjes. Goli i sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj në fundin e ndeshjes ka qenë pa vlera për skuadrën shkodrane, e cila ka parë t'i humbasë titulli në ndeshjen e fundit të kampionatit.

     Trajneri Tiranës, Alban Tafaj, ka rezultuar i sukseshëm në drejtimin e ekipit, të cilin e mori vetëm në tre javët e fundit pas largimit të Agustin Kolës. Gjithsesi nga trajneri i ri është pranuar dhe më parë se "ky titull i takon punës së Kolës dhe të boshnjakut Blaz Slishkoviç, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në skuadër".
     Tirana ka kurorëzuar kështu një sezon që e ka parë kampione të vendit për të 24-ën herë, por që e ka parë edhe finaliste të Kupës së Shqipërisë, duke humbur mundësinë për të fituar gjithçka këtë vit në Shqipëri.

 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.