VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tri skuadra angleze në garë për Lorik Canën
E Martë, 05.26.2009, 04:12pm (GMT1)

 

 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është kthyer në objekt merkatoje për 3 nga skuadrat më të mira angleze.

Pas shumë deklaratave për një largim të mundshëm të Lorik Canes nga Olimpiku i Marsejës në fund të ketij sezoni, në drejtim të futbollistit të Kombëtares tashmë kanë filluar të mbërrijnë ofertat konkrete. 

Në mediat angleze është bërë publik interesimi i Arsenalit të Arsen Venger, i cili synon të fitojë garën mes tre klubeve angleze, së bashku me Liverpulin dhe Evertonin, për të marrë shërbimet e mesfushorit shkatërrues të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i njohur nga mediat britanike, te cilat theksonin se "trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, është i gatshem të fitojë konkurrencën me teknikun e Evertonit për afrimin e mesfushorit Lorik Cana".

Trajneri i Evertonit është vënë prej kohësh në ndjekje të yllit të Marsejes dhe të Kombëtares së Shqipërisë, dhe është i gatshëm të ofrojë një shifër prej 8 milionë stërlinash për të blerë mesfushorin 26-vjeçar, i cili pëlqehet edhe nga trajneri Rafa Benitez i Liverpulit. Por Venger nuk e ka mbajtur kurrë sekret admirimin e tij për Canën dhe pritet të nisë tratativat për afrimin e tij në merkaton e kësaj vere".

Po sipas shtypit anglez, duket se Venger ka ndërmend të ofrojë 12 milionë euro për të bërë të vetin futbollistin shqiptar, një shifer më e lartë se ato që duan të ofrojnë klubet e tjera të interesuara për lojtarin. Vetë Cana ka deklaruar ditet e fundit se do t'i pëlqente të luante në Premier League ose në Bundesligë. ATSH

 

 


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.