VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ndërron jetë vajza 4 vjeçare e legjendës Majk Tajson
E Mërkurë, 05.27.2009, 11:15am (GMT1)

 

 

Vajza 4-vjeçare e ish-kampionit të boksit në peshat e rënda, Mike Tyson, ndërroi jetë pasi u gjet me një litar aksidentalisht të lidhur rreth fytit në shtëpinë e saj, bëri sot të ditur policia.
     Mediat raportuan se Exodus Tyson po luante pranë një pajisjeje stëvitjeje kur aksidentalisht një litar i ka mbetur rreth qafës.
     Vajza ishte në shtëpi me nënën e saj dhe ishte vëllai i saj shtatë vjeçar, i cili e gjeti motrën në gjendje të rëndë.
     Nëna e vajzës e liroi nga litari dhe u mundua ta shpëtonte. Më pas vajza u dërgua në një spital të Phoenix në gjendje kritike.
     Tyson nuk ishte në Phoenix atë ditë por disa orë më vonë është shfaqur në televizion ndërsa ka mbërritur në spital.ATSH-Reuters/

 


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.