VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barcelona kampione e Evropës

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Barcelona kampione e Evropës
E Enjte, 05.28.2009, 07:07am (GMT+1)

Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitore në finalen e sotme të Ligës së Kampionëve në "Olimpico" të Romës, duke e mposhtur Mançester Junajtedin 2:0. Në këtë mënyrë skuadra e Guardiolës ka fituar trofeun më të rëndësishëm në futbollin evropian.
+ Ferguson: Humbëm nga skuadra më e mirë
+ Pujol: Ky ishte një edicion i jashtëzakonshëm
+ Anri: E merituam këtë trofe
+Ferdinand: Barcelona fitoi me meritë

Në këtë ndeshje Barça tregoi në mënyrën më të mirë se është skuadra më e mirë në Evropë në këtë edicion.
Djelmoshat e drejtuar nga Pep Guardiola ishin bindshëm më të mirë se kampioni i Anglisë dhe mbrojtësi i trofeut të Ligës së Kampionëve. Nëse përjashtojmë presionin në 10 minutat e parë të "djajve të kuq", pjesa tjetër e ndeshjes i takoi plotësisht katalonasve, të cilët vazhdimisht atakuan portën e Van der Sarit, i cili përkundër dy golave të pësuar ishte më i merituari që Mançester Junajtedi nuk pësoi një humbje më të thellë. Barça kaloi në epërsi me golin e Samuel Etosë, në minutën e 10-të, i cili dëpërtoi në zonë në krahun e djathtë dhe dërgoi topin në rrjetën e holandezit Van der Sar. Epërsinë ka mundur ta shtojë Çavi në minutën e 53-të, por nga gjuajtja e lirë ka goditur shtyllën pingule. Ndërkohë fitoren e katalonasve e konfirmoi Lionel Mesi, në minutën e 70-të, me gjuajtje me kokë, pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Çavit. Në këtë mënyrë tradita ka vazhduar dhe Mançester Junajtedi nuk arriti të bëhet skuadra e parë që e fiton këtë trofe dy herë radhazi. Në anën tjetër, Barcelona arriti që të fitojë për herë të tretë këtë trofe, pasi e kishte fituar edhe në vitet 1992 dhe 2006.


Barcelona Mançester J. 2:0
Stadiumi "Olimpico" në Romë
Shikues: 73.000
Gjyqtar: M. Busaka (Zvicër).
Shënues: Eto (10'), Mesi (70').
Kartonë të verdhë: Pike Ronaldo, Skols, Vidiç.
Barcelona: Valdes, Pujol, Pike, Silvinjo, Buskets, Iniesta (Rodrigez), Çavi, Mesi, Eto, Anri (Keita).
Mançester Junajted: Van der Sar, O\'Shei, Vidiç, Ferdinand, Evra, Kerrik, Anderson (Tevez), Gigs (Skols), Park (Berbatov), Ronaldo, Runi.


Pujol: Ky ishte një edicion i jashtëzakonshëm

Njëri nga më të merituarit për suksesin e Barcelonës në këtë edicion pa dyshim është kapiteni, Karles Pujol. Pak minuta pasi që ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, kapiteni i skuadrës katalonase para gazetarëve u shpreh shkurt: "Ky ishte një edicion i jashtëzakonshëm. Më duhet të them se kemi punuar shumë dhe në vazhdimësi që të arrijmë deri te kjo fitore dhe deri te epiteti i skuadrës më të mirë në Evropë", ka theksuar kapiteni i Barcelonës, Pujol. Për Barcelonën ky ishte trofeu i tretë në këtë edicion.


Ferguson: Humbëm nga skuadra më e mirë

"Fitoi skuadra më e mirë", kështu ka pohuar pas ndeshjes finale, Sër Aleks Ferguson. "Jemi të zhgënjyer, natyrisht se jemi të zhgënjyer. Por, jemi skuadër e re dhe kemi ende shumë ndeshje të mëdha para vetës", ka shtuar Ferguson. "Goli i parë ishte 'vdekjeprurës'. Ai ishte sulmi i tyre i parë dhe menjëherë shënuan. Nuk mund ta fillosh ndeshjen më keq se kështu. Ne filluam mirë, kishim vetëbesim të madh, por pasi na shënuan aq lehtë golin u bëmë nervozë. Kur Barcelona është në epërsi, ajo mund ta mbajë topin tërë natën në këmbët e saj. Thjeshtë, ne nuk kishim atë që ishte e nevojshme për të fituar", ka nënvizuar Ferguson, duke vijuar: "Kishim disa raste të mira, madje edhe në pjesën e dytë dhe duhej t'i shfrytëzonim më mirë. Ndoshta do të ishte krejt ndryshe sikur të shënonim një gol. Por, duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se pësuam humbje nga një skuadër më e mirë. Kjo nuk ishte paraqitja jonë më e mirë dhe nuk arritëm të ktheheshim në lojën tonë pas pësimit të golit. Kur e inkuadrova Tevezit vendosa të rrezikoj. Vendosa dy futbollist, të cilët duhej të vërsuleshin nga mesi i fushës, por Barcelona u mbrojt mirë. Gigsin u detyrova ta nxirrja jashtë loje. Ndonëse pati disa veprime të mira në pjesën e parë, në fund na duhej dikush që kishte më shumë forcë, i cili do të luftonte për çdo top. U desht që të përballonim më mirë linjën e tyre të fundit. Por, humbja është pjesë e lojës, kurse nga kjo humbje sigurisht se kemi mundur të mësojmë shumë. Me rëndësi është që të vazhdojmë të përparojmë dhe të shkojmë tutje. Ne edhe më tej jemi skuadër e mirë dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi".


Anri: E merituam këtë trofe

Sulmuesi francez, Tieri Anri më në fund ka shijuar gëzimin e trofeut të Ligës së Kampionëve. Ai kishte rastin ta fitonte këtë trofe edhe në vitin 2006 me Arsenalin, por humbi në finale pikërisht nga Barcelona.
"Më në fund ndodhi. Ka kohë që e kam pritur këtë trofe", ka theksuar Anri. "Pesë minutat e fundit të ndeshjes ishim më të gjatët në jetën time. Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodh. Megjithatë, ne luajtëm kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë. Ndaj Mançesterit duhet treguar respekt, mirëpo kësaj radhe loja jonë ishte e jashtëzakonshme", ka nënvizuar Anri. Sulmuesi francez mendon se Barcelona e ka merituar këtë trofe, pikërisht për shkak të futbollit që e praktikon, që kur skuadrën e mori në drejtim Pep Guardiola. "Gjatë tërë vitit kemi luajtur njëjtë, sepse duam të luajmë futboll. Nuk e hapëm mirë ndeshjen, pasi Mançesteri dominoi, por kur filluam të godasim ashtu siç dimë ne, ishim fantastikë", ka përfunduar Anri.

Ferdinand: Barcelona fitoi me meritë

"Urime Barcelonës, ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer", kështu ka theksuar pas ndeshjes mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Rio Ferdinand. "Jemi shumë të zhgënjyer që humbëm këtë ndeshje, por kundër një skuadre e cila luan si Barcelona, duhet të tregoni lojën tuaj më të mirë që të keni gjasa për fitore. Ne sot nuk e bëmë një gjë të tillë", ka nënvizuar Ferdinand. Mbrojtësi me përvojë të madhe i "djajve të kuq" nuk ka kursyer kritikat në llogari të bashkëlojtarëve të tij, por as për vetën e tij. "Mendoj se askush prej nesh nuk mund të thotë sinqerisht se ne kemi luajtur mirë, as si individë dhe as si kolektiv. Pësuam një gol të marrë. Është trup që nuk luajtëm më mirë, por megjithatë krijuam pesë apo gjashtë raste. Sidoqoftë kjo nuk ishte dita jonë. Prandaj, nuk na mbetet tjetër veçse të urojmë Barcelonën për këtë fitore të merituar. Nuk do të kërkojmë arsyetime, sepse sot Barcelona ishte skuadër më e mirë. Shënoi dy gola në momentet më të rëndësishme dhe e meritoi fitoren", ka përfunduar Rio Ferdinand
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ndërron jetë vajza 4 vjeçare e legjendës Majk Tajson (05.27.2009)
Tri skuadra angleze në garë për Lorik Canën (05.26.2009)
Wolfsburgu kampion i Gjermanisë në futboll (05.25.2009)
Zyrihu është kampion i Zvicrës (05.24.2009)
Karateistët shkodranë medalje në turneun ndërkombëtar "Luan Haradinaj" në Kosovë (05.24.2009)
Tirana fiton titullin e 24t kampion të Shqipërisë (05.23.2009)
Josip Kuze është kroati i ri që do ta drejtojë Kombëtaren (05.22.2009)
Miti i FC Sionit mbetet i pathyeshëm (05.21.2009)
Jangbojsat duan sonte kupën (05.20.2009)
Anglia kërkon Kampionatin Botëror të futbollit 2018 (05.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]