VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kristian Gros është shkarkuar
E Enjte, 05.28.2009, 03:00pm (GMT1)

 

 

Voal-online Pas katër titujsh kampion kombëtar dhe katër kupash shtetërore Christian Gross është pushuar nga detyra e trainerit të FC Basel. Këshilli administrativ i klubit të futbollit, personalisht presidentja Gigi Oeri, ia kanë lënë fajin për mosfitoren e kampionatit trainerit Gross. Ndërkohë që ekipi do të luajë nesër ndeshjen e fundit të kampionatit përballë jangbojsave të Bernës, kërkimi për trainerin e ri ka filluar. Mendohet se fillimisht në vendin e tij do të jetë ndihmësi kryesor i deritanishëm Fritz Schmidt. Kontrata e Gross mbaronte më 2001. "Më vjen shumë keq," ka thënë ai tejet i zhgënjyer, "që nuk mund ta çoj deri në fund kontratën. Do të kishte qenë vërtetë kënaqësi për mua." Edhe Christain Gross ka filluar ndërkohë të mendojë për skuadrën e ardhshme që do të trainojë. Stolat e trainerëve janë bosh në HSV, Eintracht Frankfurt, Leverkusen dhe Mönchengladbach të ligës së parë të Gjermanisë. Adhuruesit e ftubollit të Bazelit, ndonëse nuk iu ka ardhur mirë për largimin e trainerit që mishëron gjithë ato fitore, kanë thënë se koha e Christian Gross për FC Basel ka mbaruar.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.