VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Federer mezi fiton
E Hënë, 06.01.2009, 05:47pm (GMT1)

 

Voal-online Roger Federer e ka arritur kalimin në çerekfinalet e veprimtarisë ndërkombëtare të Francës, duke mundur në tetëshe gjermanin Tommy Haas me 5 sete: 6-7 (4/7), 5-7, 6-4, 6-0, 6-2.

 

Filluar mirë (i ka fituar të gjitha shërbimet duke e lënë me zero kundërshtarin) bazelasi është detyruar ta dorëzojë setin e parë me tie break duke pasë grumbulluar më shumë pikë se Haas.

 

Në pjesën e dytë gjermani ka dëshmuar më të mirën e repertorit të tij duke fituar një break të marrë nga Federer në 2-1 dhe duke arritur pastaj të fitojë, duke zaptuar shërbimin, me rezultatin 5-7.

 

Rizgjimi i numrit 2 të botës është parë në pjesën e tretë të ndeshjes, me kalimin 5-4 ndaj kundërshtarit. Federer ka arritur të finalizojë njëra pas tjetrës 9 sulme të cilat e kanë çuar në barazim setesh 2-2.

 

Në setin e pestë vendimtar Haas i është kundërpërgjigjur Federerit vetëm në periudhën e parë duke ia dorëzuar atij dy break.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.