VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Soderling nuk ka të ndalur
E Martë, 06.02.2009, 05:22pm (GMT1)

 

Robert Soderling

 

Voal-online Ai që rrëzoi Nadalin nuk ka të ndalur. Në një ndeshje tejet të kollajshme ai ka shpartalluar edhe rusin Davydenko: 6-1 6-3 6-1 dhe ka arritur në gjysmëfinale. Robin Soderling kështu e shikon veten pa asnjë problem përballë më të mirëve. Suedezi 25 vjeçar, i cili me eleminimin e Rafael Nadalit është bërë personazhi i njërës prej befasive më të mëdha në historinë e sportit, duket se nuk ka ndjerë asgjë të veçantë nga kjo fitore. Si duke ngrënë bukë e djathë ai e ka vënë përpara nga fillimi deri në fundin e ndeshjes rusin Nikolay Davydenko, nga shumëkush konsideruar favorit i turneut, pas Federerit, në të njëjtin nivel me Andy Murray, prej kur Nadali është nxjerrë jashtë luftimit. Soderling ka dominuar me shërbime, me gjuajtjet e fuqishme, me shmangien e gabimeve, me kthjellëstinë, me ruajtjen e logjikës së ftohtë gjatë gjithë ndeshjes, set pas set, lojë pas loje, pjesë pas pjesë. Nordiku, i cili deri tani nuk kishte arritur asnjëherë në turin e tretë të një Grand Slam, do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes midis skocezit Andy Murray dhe kilianit Fernando Gonzalez.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.