E Premte, 03.29.2024, 08:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Kreshnik Çipi një sportist dhe biznesmen i suksesshëm
E Mërkurë, 06.03.2009, 08:59am (GMT+1)

 

Kreshnik Çipi dhe krejt Çipajt e Vlorës janë tradicionalisht të lidhur me të djathtën. Një histori e gërmëzuar në 18 vjetët e fundit. Kreshnikun e kam ndeshur në të gjitha fushatat elektorale të PD. Kreshniku dhe gjithë djemtë e Flamurtarit në marsin e vitit '92 i bënë thirrje të hapur banorëve të qytetit të tyre, që i kishin idhuj se duke votuar për PD do të gjenin rrugën e shpresës. Kreshniku sot është një biznesmen. Krahas titujve të sportit pas viteve '90, ai dhe vëllai tjetër kanë ndërrmarë iniciativa private biznesi, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Kreshniku është kandiduar në listën e Qarkut të Vlorës si përfaqësues i PD. Në të vërtetë Çipi, stoperi i kombëtares së viteve '80, nuk vjen vetëm nga suksesi i sportit ku Çipat kanë një numër sportistësh me emër më i fundit mbetet G. Çipi, por edhe në fushën biznesit me fasonet apo ndërtimi. Hyrja në politikë nuk përbën befasi, sepse ai ka qenë i angazhuar në fushatat elektorale, në strukturat e PD, si dhe kandidimi si përfaqësues i Qarkut të Vlorës ndër 12 emra. Kreshniku përbën njeriun inteligjent ardhur nga suksesi i fushës sportive. Ajo pjesë që ju dha në hapësirën e saj shpesh ngushtohej, ndërsa të zgjerohej as që bëhej fjalë, sepse ekzistonte një barometër i luftës së pamëshirshme 50-vjeçare. Në të vërtetë shfaqej tek ai talenti për futbollin, kur pasioni për shkollën ishte përveçse parësor, por nuk kishte korrelacion të drejtë tek sportistët e tjerë, që mezi përfundonin ndonjë shkollë, ndërsa tek Çipi ishte pasion dhe pasuri shpirtërore i strukur në thellësi të thellësisë, në brendi të brendësisë. Mirëpo, ndërsa Flamurtari mori emër nga një grup djemosha në vitet '80, ai mundi të shkonte aq larg sa ëndrra, nëse këta nuk do të ruanin brenda tyre patriotizmin, por edhe mençurinw, inteligjencën për të cilën koha ua fshehu nën petka të tjera. Ndërsa, ngërthen një histori sporti edhe mënyra se si ta rrëfen ky personazh inteligjent mbetet mahnitëse. Arsyeja e një suksesi të tretë tek Kreshniku i Vlorës është i ndërthurur edhe nga elementë të tillë se nuk mbeten kur dy, sigurisht në 28 qershor bëhen tre. Sporti, biznesi, politika. Rrugët, në të cilat ai i përshkroi, vendosi rrënjë të forta, për të mos u druar nëse do të mbanin edhe peshë. E përshkoi ndershmëria, guximi, dhe vullneti i pathyeshëm, duke treguar një me potencial të vërtetë të një njeriu që i duhet kuvendit të shqiptarëve si përfaqësues që vjen nga qyteti i Flamurit.

 

Muradia, lagjia e panjohur e sportistëve

 

Stoperi i "Flamurtarit" dhe i kombëtares shqiptare nga vitet '75-'80, Kreshnik Çipi është rritur në lagjen me traditë të Vlorës, Muradije. Në këtë lagje, tregon Çipi, një pasion i dehte fëmijët. Ky ishte futbolli. Muradija u bë e njohur kur nga shtëpitë e saj të vogla dolën dhjetëra talente, që kapën majat e sportit. Aty në Muradije e mësoi artin e futbollit V. Ruçi, edhe portieri Musta, aty mësoi të fshehtat e portës. Nëpër Muradije me një biçikletë kalonte vazhdimisht një njeri i madh i sportit. Ishte Feredun Bejkosala, mësues fiskulture. Ngado që shkonte ai kthehej aty në Muradije dhe vrojtonte djemtë e lagjes. Një ditë kur pushuan shirat e stinës F. Bejkosala ndaloi biçikletën dhe më tha: Do të vish në futboll. Këtu dëgjova ofertën e parë. Zemra ngriu. Ai i patundur në fjalët e tij, vijoi të nesërmen, duke thënë se duhej të veja, se ky lloj sporti është art më vete. Nuk është i thjesht t'i biesh fushës cep më cep. Ka bukurinë, shëmtinë, madhështinë, rënien e tij. Pranova, duke u futur ëmbëlsisht kësaj magjie, përfundimisht në një lloj spartakiade midis qyteteve të vendit. Me shpirtin të lodhur atëherë, mundëm Dinamon, Korçën, Fierin. Po fituam vetëm një kupë qelqi, që s'kishte asgjë për zili. Aty për herë të parë bëmë edhe refrenin e një këngë, që e futi Skënder Ibrahimi: Ne jemi më të fortë, ne do të fitojmë.

 

Vitet e para

 

Kur F. Bejkosala dhe S. Elmazi kërkuan një mbrojtës në krahun e majtë me ekipin e të rinjve, ndonëse isha 15 vjeç, nuk do t'i fshija dot lotët. Një sezon e gjysëm do ta mbyllja me këtë ekip. Në mes të dimrit, janari i vitit 1975 kalova në ekipin e madh të "Flamurtarit". Ishte ky ekip me një mbrojtje shtatlartësh. Kur shkova në pozicionin e ëndërruar të jetës time, që nuk m'u nda për 15 vjet vrejta se shtatëlartësia e saj krijonte një kordon lastresh. Ekipi i viteve '75 kjo ëndërr e largët aso kohe përbëhej nga V. Radhima, B. Nelaj, K. Shakaj, N. Saraçi, A. Ahmeti, G. Troqe, M. Zeqiri. Mexhit Haxhiu, Sh. Zilja, S. Curri. Hyra në ekip me P. Rucin. Vendi i "Flamurtarit" megjithë vëmendjen nga kreu i tabelës, përfundonte aty nga vendi 5-6. Rreth e rrotull këtyre vendeve vërtitej "Flamurtari" për vite të tëra. Madje, tifozëria e qytetit nga tribuna C thërrisnin: Bëje fole, atje ku je se të erdhi "ujku". D.m.th., qëndro aty tek vendi, 5-6 se vinte "ujku" Tirana, Dinamo. Ndeshja e parë me Dinamon. Ishte vjeshtë, 2 ose 3 tetor '75. Ky ekip i fortë ishte me një sulm arrogant me Pernaskën, Zërin, Ballgjinin. Ky i fundit ishte "preja" ime. Libër i kohës.

 

PËRBALLE SHUSTERIT, BUTRAGENJOS, BONJEKUT

 

Aty rreth viteve '80, "Dinamo" gjendej ngushtw për një mbrojtje të fortë, kundër "Ajax". Sulmues të saj ishin Tahamata, Anderse, Lerbi. Kur shkuan në Hollandë në stadiumin e saj gjetëm Krojfin e madh, që qeveriste Van Basten, Bosman, Rajkard. Me ekipin kombëtar në Austri përballë kisha Prohaskën. Ishte mospërfillës, shtatlartë. Ishte lojtar që gjente "gjuhën" me Shaknerin, Pecei, Konsilja, Robertsaren. Si e kam mbajtur më kanë pyetur, me mundim. Në '86 me kombëtaren kisha për karshi "hipnozën" Bonjek. Ishte frikë të ruaja me forcë sulmuesin e Juventusit. Ai ishte energjik dhe çorientues i madh. Sulmin e mbështeste te pabesia. Në '92 në Spanjë përballë kisha "magjistarin" të brishtin, e flokëkuqin, Butragenjo. Me Micell, Sanciz, Guardiola, Butragenjo ishte fluturues. Ishte dinak, ngase tiparet e tij shprehnin fshehtësinë e hijes së tij. Mbrojtësit nganjëherë i linte kushedi sa metra larg. Kurse me Barcelonën e madhe, ekipin e Evropës, mateshin të barabartë. Linekeri i kombëtares angleze dhe Hjuxhi i ishullit ishin të vështirë për t'i ruajtur. Në '86 Barcelona erdhi me Shusterin e tmerrshëm, që kishte hedhur tej portierët e Evropës. Ora e qartësisë.

 

NJË FITORE 8 USD, BARCELONA 15000

 

Sapo kishte rënë muzgu në stadiumin e Beogradit. Katanec një lojtar, sot trajner i Sllovenisë e pamë me sy të trishtuar duke qarë. Përkthyesit i thanë ngushëllime, fundja kjo ndeshje ishte. Por ai na tha, është i dëshpëruar se humbi 8000 USD. Në Barcelonë, mësuam një kuriozitet. Dikush aty na tha, ju luftoni për një mëngjez, aq vlen 8 USD. Kurse barcelonasit për çdo ndeshje shpërbleheshin me 15 000 USD. Qyteti i Barcelonës në terr, ndriçohej nga dritat. Qemë duke u kthyer nga aeroporti në hotel. Rrapo Taho e "provokon" komisarin, që na shoqëronte në çdo ndeshje jashtë vendit. Ku i gjejnë gjithë këto drita o shoku komisar. -Lëri Rrapo janë reklama. Taho ja kthente: "E o shoku komisar reklama janë, fshati që duket nuk do kallauz. Komisarët e partisë që na shoqëronin jashtë shtetit, para se të largoheshin na mbysnin me porosi. Mos merrni këtë, as këtë, as atë. Kurse vet nuk harronin të merrnin lugët dhe pirujntë e avionit. Rrugëtim në vise me fjorde të magjishëm.

 

NË FINLANDË ME KËPUCË TË GRISURA

 

Finlanda ky vend i fjordeve të magjishëm, për ne shqiptarët, që vinim nga një vend i varfër ishte një parajsë. Në qytetin Helsinki kemi çaste të hidhura. Përfaqësuesi i kombëtares shqiptare ishte me këpucë të grisura. Për të mos e mësuar arbitri jam vonuar në dhomat e zhveshjes. Por në vitin 1980, me austriakët ishte krejt ndryshe. Ata nuk e tresnin dot regjimin tonë. Duke e dalluar që larg vafërinë tonë gazetat e këtij vendi shkruanin: "Erdhën shqiptarët me trastat në duar".

 

Mëngjeze fundvjeshte.

 

Unë dhe motra gjimnazin e mbyllëm me 10-ta. Për arsye biografike nuk na dhanë arsimin e lartë. Shkaqet ishin, gjyshi Nusreti dhe dy dajat të dënuara me burg politik. Ndjehesha po aq i dëshpëruar, 18 vjeç lojtar i kombëtares. Bëja çdo vit lutje me shpresë, megjithëse çdo javë fitoja anketën e gazetarëve dhe trajnerëve. Isha në rrugën e dyzimit, mes dëshirës së thellë dhe rrugës pa kthim. I miri, A D, futbollist i "Dinamos", që ishte vlonjat, më rregulloi letrat të shkoja me "Dinamon" më pas me kombëtaren. Në '76 nuk u thirra asnjëherë në "Shpresa", isha fitues çdo javë. Në '82 më largojnë nga kombëtarja. Nuk më dhanë as shkollën. Shkova tek kryetari i degës Llambi Peçini. Kush janë arsyet, që më përplasin andej këndej, siç zhvillohej lufta e klasave. Ti nuk e di kush je, tha, dajat e t'u janë armiq të partisë.

 

LETRAT ANONIME

 

Psherëtinin buzë. Ndërkohë vajtjet dhe largimet e mia në kombëtaren kanë përshkruar një amplitudë të atillë, kur dobësohej lufta e klasave, më thërrisnin, kur ashpërsohej më largonin, por ajo asnjëherë nuk u shua për mua. Sapo isha grumbulluar në atë pranverë me kombëtaren, kur nga qyteti i Vlorës drejt KQ, kishin vërshuar qindra letra anonime. Përse të vejë në kombëtare djali i kulakut? 22 vjeç kam marrë shiritin e kapitenit. Kur thërrisnin shokët në kombëtare, ndihesha në vështirësi. Rreziku: Kur u kthyem nga Polonia u derdh vreri mbi ne. Agjentët e sigurimit pikasën ca orë të padeklaruara dhe përjashtuan nga ekipi 50% të skuadrës. V. Rucin, Taho, P. Ruci, V. Daullja, A. Ziai. Vijëzim në altarin e shpirtrave.

 

"MERRNI SHEMBULL NGA NOVOSELA PËR RENDIMENTIN E GRURIT"

Na kanë thirrur në komitet, sepse kishin humbur ca ndeshje. Merrni shembull nga Novosela dhe Kuçi, na thanë, që ka rritur rendimentin e grurit dhe të misrit 10 herë. Ç'punë kishim ne me grurin dhe misrin, kjo s'merrej vesh. Ata rritësit e rendimentit jetonin 10 muaj me bukë misri.

 

KOHË E ÇUDITSHME:

 

Kur shkuam në Barcelonë, P. Ruci doli tek shkallët e autobuzit dhe bënte formacionin. Trajneri: Ramiz Alia, portier: L. Çuko, qëndrëmbrojtës: Pali Miska. Një futbollist beratas na tha: siç flisni ju të fusni në burg.

Gezim Llojdia


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Soderling nuk ka të ndalur (06.02.2009)
Federer mezi fiton (06.01.2009)
Roland Garros: Nadal eleminuar! (05.31.2009)
Ndeshja e Valujevit dhe Çagajevit nuk luhet këtë të shtunë (05.30.2009)
"Gladiatori" film sekret i Barcelonës përpara finales së Romës (05.29.2009)
Një zë më shumë në Parlament jo vetëm për futbollin por për të gjithë sportin shqiptar (05.28.2009)
Kristian Gros është shkarkuar (05.28.2009)
Kombëtarja grumbullim në Durrës përpara sfidës me Portugalinë (05.28.2009)
Barcelona kampione e Evropës (05.28.2009)
Ndërron jetë vajza 4 vjeçare e legjendës Majk Tajson (05.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]