VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Stinor i artë për Kobi Brajën
E Enjte, 06.04.2009, 03:22pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Mbrojtësi i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka përjetuar një nga stinorët më shpërblyes të karrierës së tij. Por ai thotë se kjo nuk do të kishte kurrfarë vlere nëse ekipi i tij nuk arrinte të fitonte Finalet e NBA kundër Orlando Magic.

 

"Ishte një vit i hatashëm, duke fituar një medalje të artë botërore dhe duke dalë në finalet," iu tha Bryant reporterëve pasi ai dhe kolegët bënë një sesion të plotë praktike në Staples Center. "Vitin e kaluar ne nuk fituam, por morëm një përvojë të vlefshme."

 

The Los Angeles Lakers u mundën nga Boston Celtics në finalet e vitit të shkuar, dy muaj para se Bryant dhe ekipi kombëtar i SHBA fitoi medaljen e artë Olimpike në Pekin duke mundur 118-107 kampionen botërore në fuqi, Spanjën.

 

"Të jesh në atë ekip olimpik, të ndërtosh miqësitë që ne ndërtuam atje, të rikthehesh në stinorin amerikan dhe të kesh atë sukses që patëm ne, është vërtetë shpërblyes."

 

Ndonëse The Los Angeles Lakers janë duke kërkuar titullin e 15-të të kampionit amerikan, ndërsa kundërshtarët të dytin, Bryant pret një sfidë të fortë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.