VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I riu shqiptar takon Kristiano Ronaldon
E Shtunë, 06.06.2009, 04:59pm (GMT1)

 

Kamera e agjencisë së famshme të lajmeve Reuters ka fiksuar një moment të veçantë në kryeqytetin e Shqipërisë. Një adoleshent tiranas duke u takuar me Ronaldon. Ylli botëror i futbollit Kristiano Ronaldo mbërriti në Tiranë pasi kombëtarja e tij Portugalia, ndeshet me kombëtaren tonë sot në "Qemal Stafa". I riu kryeqytetas, siç shihet edhe nga fotografia mban bluzën me të njëjtin numër të lojtarit të madh si dhe emrin e tij të shkruar në bluzë. Kristiano Ronaldo ka adhurues të shumtë anembanë botës, aktualisht është lojtari më i adhuruar që po përjeton kulmet e tij në sportin më popullor, siç është futbolli. Natyrisht, ai ka edhe adhurues të shumtë në mesin e shqiptarëve. Këtë nuk e fshehin ata, ashtu sikurse nuk e fshehin drojën që kanë nga një golashënues aq i rrezikshëm si Kristiano Ronaldo.

                       
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.